Basha: Misioni im hyjnor është hyrja në BE, të lëmë pas 8 vite ngecje

Lulzim Basha: ”Të rinj dhe të reja, lulja dhe energjia e kombit tonë, mbushini zemrat me shpresë, bashkohuni me në për të ndryshuar këtë vend dhe për ta bërë atë si gjithë Europa. Rinia shqiptare çdo gjë e mirë që i ka ndodhur këtij vendi mban vulën tuaj, ka fytyrën tuaj dhe këtë herë vendi ka nevojë për ju. Ndryshimi kërkon mbështetjen tuaj që jeni futur në këtë shesh dhe anë e mbanë Shqipërisë. Sot Shqipëria është falë nesh anëtare e NATOS. Mbani mend kur të gjithë thonin se nuk mund të arrihej marrëveshja për lëvizjen e lirë pa viza, por në caktuam një pikësynim dhe punuam fort dhe ja dolëm.

Sot vij para jush për të shpallur një tjetër synim, një mision që i përgjigjët dëshirës së çdo shqiptari. Kur të më zgjidhni kryeministër misioni hyjnor është futja e Shqipërisë në BE. Që Shqipëria të jetë e fortë dhe e përparuar na duhet të lëmë pas 8 vite ngecje dhe hapa pas dhe 8 vite larg Europës dhe të nisim marshimin tonë të pandalshëm deri në anëtarësimin e plotë të kombit tonë në familjen tonë europaine”.