Basha me të rinjtë në Kukës: Do sigurojmë vende pune me paga të larta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi ditën e sotme qytetin e Kukësit, ku ka folur me të rinjtë e zonës.

Të rinjtë dhe studentët i kanë treguar Bashës problemet dhe hallet që ata hasin në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Basha shpjegoi planin ekonomik të PD-së ekonomik si dhe mbështetjen e ndaj të rinjve.

Ai tha se në një vend si Shqipëria nuk jetohet me 200 mijë lekë të vjetra dhe tha se me qeverisjen e tij, paga minimale do të jetë 360 mjë lekë.

Lulzim Basha: “Unë e kuptoj që me 200 mijë lekë rrogë, nuk jetohet. Nuk jetohet! Dhe dikush që thotë që unë kam 200 mijë lekë rrogë, më mirë iki, futem në borxh, futem në kamion dhe shkoj në Angli. Dhe ndryshimi në radhë të parë për mua do të thotë mirëqenie, rritja e pagës minimale kjo qё the. Paga minimale prej 360 mijë lekësh apo 300 eurosh, por qё nuk do tё vij me dekret as me deklarata para fushate do tё vij me njё plan tё mirё, dhe ne kёtё plan e kemi, kemi ekspertët pёr ta zbatuar atё, kemi vendosmërinë pёr ta zbatuar atё.

Sipërmarrja rinore, në veçanti, do të ketë masa të diskriminimit pozitiv pa dëmtuar konkurrencën, se ju e dini, një ekonomi që të ecë përpara duhet të ketë konkurrencë, duhet të ketë kushte të barabarta por diskriminim pozitiv në kuptimin për t’ju hequr ato vështirësi shtesë që ka një i ri apo një e re, që do të nisë një biznes. Megjithatë, në tërësi paketa jonë e ndihmës për biznesin, besojmë, jemi të bindur se do t’ju lërë në xhepat tuaj miliona që sot shteti jua merr dhe ju nuk e dini se ku i çon.”