Basha me të rinjtë në Divjakë: 25 prilli të jetë plot me vota për ndryshim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë në qytetin e Divjakës, në kuadër të fushatës elektorale.

Basha ka kërkuar nga të rinjtë që 25 prilli të jetë plot me vota për ndryshim, që më pas ai t’ua shpërblejë bashkë me qeverinë e PD me punë dhe vepra.

Ndër të tjera, Basha tha se nuk ka premtime boshe, teksa përsëriti objektivin e tij për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Lulzim Basha: ”E kemi rrugën, planin vizionin për të çuar Shqipërinë në Europë. Ne kemi përgjegjësinë ta drejtojmë Shqipërinë në atë rrugë. Ju keni përgjegjësinë më të madhe, që me 25 prill me votë të ndryshojmë Shqipërinë. Vota juaj, përgjegjësia juaj pra është vota. Nuk e them këtë për votën tuaj personale. E shoh që iu shkëlqen syri. Siç e pashë sot Divjakën më shumë se kurrë, jo vetëm me njerëz, por me energji. Divjaka më 25 prill të jetë plot me vota për ndryshim. Dhe ne do jua shpërblejmë me punë dhe vepra. Provat i kemi dhënë. Nuk kemi fjalë e premtime boshe. Vizat i hoqëm, ta çojmë Shqipërinë drejt Europës. Do të rrisë mirqënien, do të forcojë ekonominë.”