Basha me pedagogët në Korçë: Do rritet buxheti për arsimin

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ditën e sotme zhvilloi një bashkëbisedim me mësues dhe pedagogë në Mesonjtorën” e Korçës.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se objektivi i Partisë Demorkatike, është dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, e cila do të ketë një kosto prej 75 milion eurosh.

Ndër të tjera, Basha tha se programi i PD-së, synon kthimin në normalitet të të gjithë sistemit arsimor shqiptar.

Lulzim Basha: ”Plani ynë për arsimin e lartë e reflekton zotimin tonë të kahershëm, prej vitit 2017 për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë. Por, ju e kuptoni që dyfishimi i buxhetit do të thotë që ne, të zotojmë, të përkushtojmë fondet e taksapaguesve shqiptarë për arsimin e lartë dhe kjo do të thotë në total një shifre prej 75 milion euro shtesë për arsimin e lartë, para të cilat vijnë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. 

Me këtë dyfishim të buxhetit ne synojmë dy objektiva. Së pari, ne synojmë të zërojmë tarifën për bachelor dhe master për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe ta përgjysmojmë për ata që vijnë me të ardhura mbi këtë shumë. Së dyti me gjysmën tjetër të kësaj rritje synojmë dhe do të arrijmë së bashku, bashkë me fondet e Bashkimit Europian përmirësimin e të gjitha aspekteve të mësimdhënies duke filluar nga infrastruktura fizike ku nuk përfshihet thjeshtë ndërtimi dhe rindërtimi i auditorëve, i laboratorëve, i praktikave, por edhe digjitalizimi i plot.