Basha me mjekë dhe infermierë: Situata në spitale është në kolaps total

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me mjekë dhe infermierë.

Gjatës fjalës së tij, Basha tregoi 3 hapat e para të reformmimit të sistemit të shëndetësisë.

Ndër të tjera, Basha u shpreh se situata në spitale është në kolaps.

Lulzim Basha: ”Hapi i parë, “Paraja ndjek pacientin” përmes kartës së pacientit. Hapi i dytë ka të bëjë me reformën e të gjithë hallkave që do ta japin këtë shërbim. Situata në spitale është në kolaps total. Shkak për këtë mendësia e gabuar që ka çuar drejt centralizimit total. Sa më shumë është centralizuar menaxhimi, aq më pak ka shkuar paraja tek pacienti. Paraja ka shkuar në koncesionet e famshme të shëndetësisë. Paraja ka shkuar te tenderat sekretë gjatë kohës së pandemisë.’’

Kryedemokrati akuzoi dhe kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij nuk ka mbajtur asnjë premtim këto 8 vite të qeverisjes.

Basha përsëri edhe njëherë angazhimet se infermierët nuk do të paguhen me më pak se 700 euro, dhe mjekët jo më pak se 1200 euro.