Në takimin me fermerët në Urën Vajgurore, kryetari i PD-së Lulzim Basha theksoi se import-eksporti është lënë në duart e një grushti oligarkësh.
Ai u tha të pranishmëve se nuk do jenë në fund të listës, por në “krye të listës së çështjeve për t’u zgjidhur”.
“Jemi të pushtuar nga një bandë oligarkësh. Unë zotohem se do të jem kështu, ulur përherë me ju për t’u dhënë zgjidhje dhe të dilni nga borxhet. Do të ulem e t’iu dëgjoj. Nga qeveria jonë të gjitha këto probleme që e kanë sjellë bujqësinë në këtë ditë të zezë, do të trajtohen. Nuk do jeni në fund të listës, por në krye të listës së çështjeve për t’u zgjidhur”, tha Basha.
Basha zotohet nga protesta: 30 qershori do jetë varreza politike e Edi Ramës
Basha me fermerët korçarë: Kush shet votën, ka shitur shpirtin! Mos u ankoni nëse…