Basha me familjet në nevojë në Lezhë: Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi familjet në nevojë në qytetin e Lezhës.

Teksa dëgjoi problemet dhe shqetësimet e tyre, Basha u shpreh se do u rikthehet ndihma ekonomike atyre që u është hequr me pa të drejtë, dhe se do të dyfishohet.

Ndër të tjera, Basha tha se asnjë fëmijë nuk do të mbetet pas studiuar, dhe se do të kryhet rimbursimi i ilaceve 100% sipas diagnozës.

Lulzim Basha: ”8 vjet me radhë, kjo qeveri ka menduar vetëm për veten. Shqipëria i ka mundësitë për t’ju ndihmuar. Ndihmë ekonomike për familjet e hequra padrejtësisht. çmimi i energjisë do të ulet. Lezha i ka mundësitë të krijojë vende pune. Asnjë fëmijë nuk do mbetet pa studiuar për mundësi ekonomike. Do t’i rikthejmë ndihmën ekonomike atyre që janë hequr me pa të drejtë dhe do e dyfishojmë. Do të kryejmë rimbursimin e ilaceve 100% sipas diagnozës.”