Kryesore

Basha: Më 30 qershor nis fundi i regjimit të Ramës, cilat janë 2 veglat qorre të tij


               Publikuar në : 11:39 - 25/06/19 A.F

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me të dërguarën e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones në selinë blu.

I pyetur nga gazetarët për detaje lidhur me këtë takim, Basha preferoi të mos japë asnjë informacion, teksa tha se nuk e ka për zakon të komentojë takimet me ndërkombëtarët, por theksoi se më 30 qershor nuk ka zgjedhje:

“S’ka zgjedhje më 30 qershor. Shumë pak njerëz nuk e kanë kuptuar këtë.  S’ka rëndësi ca mendon kryeministri, rëndësi ka që është standard evropian për të pasur kundërshtarë në zgjedhje.

Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë. Nuk do lejohen, nuk do pranohen dhe nuk do të njihen. Presidenti ka zhdekretuar datën 30 si datë zgjedhjesh, çdo hap i Ramës dhe fushatë janë të paligjshme. Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë është e vendosur të mbrojë demokracinë.

S’kam komentuar dhe s’kam ndërmend të komentoj takimet e mia me ndërkombëtarët. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Rama do përpiqet t’i kthejë shqiptarët në zgjedhje njëpartiake me ndihmën e krimit të organizuar. Shqiptarët nuk do e lejojnë këtë, 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit autokratik kriminal të Ramës.”

Më tej, Basha tregoi se kush janë sipas tij dy televizionet “vegla qorre” të Ramës, duke hedhur akuza nga Top Channel dhe Klan TV se janë të kapura nga kryeministri.

“Rama do t’ua shesë këtë shqiptarëve si zgjedhje. Asnjë nga veglat qorre të Ramës nuk e pasqyron lëvizjen “edhe unë”, që janë Klani dhe Top Channel. Klani është treguar pak më i zgjuar se pasqyron ndonjë gjë, Top Channel bojkot total. Rrugë të mbarë. Jemi të vendosur ta çlirojmë këtë media”, përmbylli Basha./ Tirana Today

LIVE

LIVE – Komunikim me gazetarët #ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 25. Juni 2019

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT