E premte, 24 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

Basha: Koha e hajdutëve ka marrë fund! Në 16 mars kemi takim me historinë

Nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe, kreu i PD, Lulzim Basha tha se Rama nuk mund të marrë më vendime për qytetarët. Sipas Bashës, Rama është i paligjshëm.

“Çdo protestë është vendim, dhe këta banorë e kanë marrë vendimin për të mos e dorëzuar dinjitetin e tyre Ramës dhe mafies.

Lleshaj, kjo vegët e krimit të organizuar dhe Ramës, dhunoi qytetarët atë mbrëmje por nuk i theu dot, Rama me hordhitë e tij, as me ata që janë më të këqij se policët e dajakut, analistët e blerë nëpër televizione.

Ka ardhur koha ta pastrojmë këtë llum. Koha e hajdutëve dhe e Ramës ka marrë fund, i ka ditët e numëruara.

Vendimet mendoi se mund t’i merrte siç i ka marrë këto 6 vite, me taksa e fatura të larta, duke nxjerrë familje nga ndihma ekonomike, duke mbyllur biznese, duke nxjerrë kundër ligjit, mijëra njerëz nga administrata publike… deri sa u kap me presh në duar, këtu tek Unaza e Re, tek Teatri, nga Zëri i Amerikës, dhe tani verdikti është i qartë, Rama nuk merr dot asnjë vendim tjetër të paligjshme për shqiptarët.

Je ilegjitim, ndaj sot nga unaza kam një mesazh për çdo qytetarë: ka ardhur koha që vendimet t’i merrni ju!

Djegia e mandateve është vendimi më i ligjshme, demokratik dhe patriotik. Me këtë vendim dolëm në krah të popullit. Për të kthyer vendimmarrjen tek populli, ky është vendimi që kemi marrë, unë si kryetarë i PD dhe aleatët tanë, për të mos qëndruar në krah të kriminelëve por në krahë të popullit.

Kuptimi tjetër i këtij vendimi është që tashmë kemi hapur rrugën që çdo vendimmarrje tjetër, të kthehen tek populli, populli duhet të vendosë.

Për t’i hapur rrugë zgjidhjes që ne kemi propozuar, është vendimi i vetëm që i hap rrugë kësaj zgjidhjeje”, u shpreh Basha.

Lexo edhe :   Cili fiton mbi cilin: Berisha, Basha apo Amerika?
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...