Basha: Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha i konsideron zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, si më të rëndësishmet në historinë e Shqipërisë.

Sipas Bashës, këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me kryeministrin Edi Rama për akoma dhe më shumë dështime.

Ndër të tjera, kryedemokrati u shpreh se ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i Ramës.

”Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime.

Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja. Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!’’, shkruan Basha në rrjetin social, Facebook.