E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Basha kërcënon administratorin e OSHEE: Të pret fat më i zi se Vangjush Dako

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërcënuar administratorin e OSHEE, i cili është caktuar nga kryeministri Edi Rama që të drejtojë fushatën politike të PS-së në Durrës, se e pret një fat më i zi se Vangjush Dako.

Ai tha se as Ardian Çela, as Tom Doshi dhe as Vangjush Dako nuk mund të mendojnë të vallëzojnë me shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit, pasi do të përballen me drejtësinë.

“Ardian Çelën e pret një fat më i zi se Vangjush Dako. Kupa është mbushur. Prokurori më i dobët në botë të jetë, ka lënë aq gjurmë sa do të ballafaqohet me drejtësinë. As Ard Çela, as Tom Doshi dhe as Vangjush Dako dhe askush tjetër që mendon se do të vallëzojë me shqiptarët në 24 prill nuk do t’i shpëtojë drejtësinë. Unë drejtësisë duart nuk do t’ia lidh. Mjerë ata që kanë hyrë në hak me shqiptarët”, tha Basha në Opinion.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...

Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit

Nga: Kreshnik Spahiu Kosova dhe Shqipëria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi? Nëse në Kosovë fitorja e...