Lulzim Basha ka ironizuar në rrjetet sociale sloganin e fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit.
Basha shprehet se slogani i bërë publik tregon se vetëm me Edi Ramën mund të vazhdojë korrupsioni, varfëria dhe largimi i të rinjve nga Shqipëria.
“Slogani “Vetëm me Edin” ka një të vërtetë të madhe brenda: vetëm me Edin mund të vazhdojë korrupsioni, varfëria dhe largimi i rinisë, sepse vetëm ai s’ka shkuar ende te shokët tek 313…”, shkruan Basha.
Në foton e sloganit të PS, dallohet pasaporta me shqiponjën, në krye të së cilës shkruhet “Republika e Shqipërisë” dhe “Bashkimi Europian”, që lidhet me premtimin se vetëm Rama dhe PS do të mundësojnë integrimin evropian të Shqipërisë.