E premte, 26 Shkurt, 2021
19 C
Tirana

Basha i shqetësuar, takim me drejtuesit e Urdhërit të Farmacistëve

Kryedemokrati Basha ka qenë i pranishëm sot në një takim me drejtuesit e Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë, Diana Toma dhe Dëfrim Goma.

Basha njofton se gjatë takimit në fjalë, janë diskutuar problematika të rëndësishme me të cilat po përballet ky sektor.

Kreu i PD-së shprehet i shqetësuar, duke thënë se monopolizimi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit. Po kështu janë larguar kompani të njohura, në treg nuk gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvëndësuar me barna të një cilësie të dyshimtë.

Njoftimi

Në takimin me drejtuesit e Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë, Znj. Diana Toma dhe Z. Dëfrim Goma diskutuam me shqetësim situatën në tregun e barnave dhe trajtimin shpërfillës të qeverisë aktuale ndaj profesionit të farmacistit.

Gjatë takimit u ngritën problematika të rëndësishme me të cilat po përballet ky sektor i rëndësishëm, pasi aktualisht tregu farmaceutik nuk ka në qendër pacientin por klientelizmin.

Monopolizimi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit. Janë larguar kompani të njohura, në treg nuk gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvëndësuar me barna të një cilësie të dyshimtë. Ndamë shqetësimin për tendencën për kapjen e shërbimit farmaceutik, duke bërë që farmacisti të jetë i punësuar i distributorit. Në këtë mënyrë, në qendër do të jenë interesat e biznesit dhe jo qytetarët, pasi farmacisti nuk do të ketë asnjë fuqi të refuzojë barnat jo cilësore dhe që shkojnë në dëm të pacientëve. Në një situatë ku mbizotëron korrupsioni i përhapur kudo, qytetari mbetet viktimë e interesave të biznesit të distributorit, çka do të thotë që barna të lira dhe me origjinë të dyshimtë shiten me çmime të larta dhe pa efekt në trajtimin e sëmundjeve.

Lexo edhe :   Ambasadori britanik: Partitë të mos kandidojnë persona të lidhur me krimin

Garantova përfaqësuesit e “Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë”, se për mua dhe Partinë Demokratike, në qendër do të jenë interesat e pacientëve. Do të marrin fund monopolet dhe në treg do të ketë barna cilësore, të sigurta dhe efikase, shërbim farmaceutik cilësor dhe të aksesueshëm nga të gjithë. Qeveria do të ndihmojë shtesat në nevojë dhe pensionistët, që të mund të marrin ilaçet e nevojshme përmes rimbursimit, i cili nuk do të jetë në bazë të interesave të klientëve distributor, por të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Urdhri i Farmacistëve do jetë partner i qeverisë në hartimin dhe miratimin e ligjit të ri të barnave dhe shërbimit farmaceutik, në bazë të eksperiencave më të mira të vendeve të zhvilluara.

Në takimin me drejtuesit e Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë, Znj. Diana Toma dhe Z. Dëfrim Goma diskutuam me…

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 11 octobre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...