Kryesore

Basha i shkon në zyrë Metës, Presidenti sot konferencë për mediat

               Publikuar në : 11:40 - 11/09/19 Enno

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në zyrë kreun e demokratëve, Lulzim Bashën. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth një orë.

Po ashtu, Meta ka organizuar edhe një konferencë për shtyp ditën e sotme në orën 17:00, ku pritet të flasë për takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë lidhur me procedurat për shkarkimin e tij.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot një konferencë shtypi në ora 17:00 në ambientet e institucionit, me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.  Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”, thuhet në njoftim.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT