Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas sulmit të kryeministrit Rama, lidhur me miratimin e reformës nga Komisioni i Venecias për veting politik.
Basha nuk është kursyer aspak ndaj Ramës, teksa e quan këtë të fundit një “hajdut psiqik që nuk kupton shqipen dhe as anglishten”.
“Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”, përfundon Basha.
Reagimi i Bashës në Twitter:
Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 14, 2018
Çfarë shkroi Rama më herët:
Eh Artist, s’më vjen mirë për ty,po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë.