E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Basha i ‘nxjerr bojën’ të fortit që shkelmoi derën e PD, mbështetës i Berishës

Partia Demokratika ka kallëzuar penalisht të riun, që shkelmoi derën e njërës prej sallave të mbledhjeve në selinë e PD-së. Pak minuta pas largimit të Berishës dhe mbështetësve të tij nga selia e PD-së, Basha tha në konferencë për shtyp se personi që shkelmoi derën ishte Fatjon Dauti, i cili kërkohet për ‘trafik droge’ në Britaninë e Madhe.

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht Fatjon Dautin. Selia blu thotë se ky person shoqëronte Sali Berishën, dhe ndërmori akte dhune duke shkelmuar një prej dyerve të sallave të konferencave. Po ashtu PD thotë se ky person është narkotrafikant.

“Pas analizimit të pamjeve filmike, rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precedentë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike.

Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër, i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...