E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Basha i bën premtimin e madh Vjosa Osmanit në Tiranë

Kryedemokrati Basha mbajti sot një konferencë të përbashkët për median me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani. Basha tha se pas 25 prillit, do të ketë kthesë rrënjësore te qasjes së Tiranës ndaj Prishtinës. Ai u shpreh se Kuvendi i ri do miratojë rezolutën për dënimin e genocidit serb, ndërsa një nga vendimet e para do jetë heqja e traut në ‘Rrugën e Kombit’.

“Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’i uroj mirëseardhjen Vjosa Osmanit. Dua ta falënderoj nga zemra për pritjen shumë të ngrohtë gjatë vizitës time në korrik në Prishtinë. Shkurtimisht dua të ndalem në 3 prej tyre, domosdoshmërinë për një qëndrim të unifikuar Tiranë-Prishtinë, në arenën ndërkombëtare sa i përket gjithçkaje që lidhet me Kosovën. Dua të përsëris zotimin tim dhe të PD se pas 25 prilit, do këtë një kthesë rrënjësore të qasjes së Tiranës, në vendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-Kosove në plan të parë”, tha Basha.

Kreu i PD-së bëri një zotim publik në emër të tij, dhe të partisë që drejton, se pas ardhjes në pushtet do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin institucional me Kosovën.

Lideri demokrat tha se kur PD të vijë në pushtet, do të miratojë një rezolutë për dënimin e krimeve nga ana e Serbisë. “Duhet qëndrim i unifikuar për Kosovën. Zotimin tim se pas 25 prillit do të ketë një qëndrim ndryshe të qasjes së Tiranës ndaj marrëdhënieve Shqipërisë-Kosovë në rrafsh të parë. Duke zhbërë atë që ka konstatuar dhe komisioni Evropian, një rënie të bashkëpunimit.

Në themel kanë qëndruar çështjet kombëtare. Kemi bërë gjithçka për njohjen e Kosovës. Jam i brengosur se nga një fat i tillë për Kosovës, Prishtina zyrtare dhe populli i Kosovës nuk ka mbështetje që duhet të ketë nga Shqipëria. Në këtë kuadër zotohem se Kuvendi i ri do të miratojë jo thjesht dhe vetëm, me vonesë, për të dënuar gjenocidin e serbëve në Kosovë. Por do të obligoje institucionet e Shqipërisë që të jenë në mbrojtje të institucioneve të Kosovës. S’mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët. S’mund të lejojmë që të nëpërkëmben nga ata që bënë agresorin, dhe shkaktojnë aq shumë vuajtje. Në këtë kuadër do të vazhdojmë që të mbështesim dialogun Serbi-Kosovë, mes dy vendeve, për të përfunduar një kapitull të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të stabilitetit. Kjo më sjell tek çështja e dytë që diskutuam; nevoja për bashkëpunim ekonomik”, tha Basha.

Lexo edhe :   Publikohet marrëveshja e plotë mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit (Dokumenti)
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...