Kryesore

Basha: Gjylameti dhe Spiropali në dosjet e “Dibrës” dhe “Xibrakës”

               Publikuar në : 19:11 - 15/05/19 marsela

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, iu referua artikullit të gazetës me tirazhin më të madh në Europë, gazetës gjermane “Bild”, për përfshirjen e kryeministrit Rama në blerjen e votave në Dibër, gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore. Basha thotë se kryeministri Edi Rama është kapur në përgjimet e dosjes së “Dibrës”, ku flet me zyrtarë të lartë për skenarin e vjedhjes dhe blerjes së votës.

Duke cituar një artikull të gazetës gjermane “Bild”, Basha tha se vendi sot drejtohet nga një qeveri mafioze. Lidhur me deklaratën e Blerina Gjylametit, e cila tha se artikulli i “Bild” është paguar nga opozita për të nxirë imazhin e Shqipërisë, Basha tha se vetë Gjylameti është pjesë e dosjes për blerjen e votës në Dibër.

Kryedemokrati nuk kurseu as akuzat për Elisa Spiropalin, për të cilën tha se është pjesë e dosjes së “Xibrakës”.

“Shqyrtuam gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi, pas asgjesimit të gjykatës kushtetuese, sot e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota ka kuptuar se ku fshihet makthi i Edi Ramës.

Sot gazeta më e madhe “Bild”, ka bërë jo vetëm një panoramë tronditëse të gjendjes së Shqipërisë si një narkoshtet, të një qeverie që sillet si bandë, por ka zbuluar diçka që në përgjimet e Dibrës figuron vetë Edi Rama, duke komunikuar me zyrtarë të lartë që skenari, vjedhja e votave është zhvilluar sipas porosisë së tij.

Gjylameti është pjesë e dosjes së “Dibrës”, ndërsa Spiropali është pjesë e dosjes së “Xibrakës”. E vërteta që mbetet është kjo. Nuk ka njeri në Europë që nuk e ka marrë vesh që Edi Rama ka blerë zgjedhjet”.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT