Basha: Gjatë një viti, nuk do të kontrollohen më shumë se 10% e bizneseve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi ditën e sotme planin për biznesin.

Basha u shpreh se do të vendoshet moratorium 12 mujor mbi inspektimet qëndrore dhe lokale dhe gjobat ndaj biznesit derisa të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit.

Ai theksoi edhe faktin se gjati një viti nuk do të kontrollohen më shumë se 10% e bizneseve.

“Ne do të vendosim një moratorium 12 mujor mbi inspektimet qëndrore dhe lokale dhe gjobat ndaj biznesit derisa të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit. Gjatë një viti nuk do të kontrollohen më shumë se 10% e bizneseve. #ShqipëriaFITON”, shkruan Basha në rrjetin social, Twitter.