Politikë

Basha flet për marrëveshjen me Ramën

               Publikuar në : 14:05 - 12/07/19 M. S

Gjatë mbledhjes së Kryesisë, kreu i PD-së Lulzim Basha, i ka dhënë fund zërave që flisnin për negociata të fshehta mes tij dhe kryeministrit Rama.

Basha thotë se këto janë lajme që nxirren nga mercenarët e Rilindjes, dhe se kauza e opozitës mbeten zgjedhjet e lira pa Edi Ramën kryeministër, dhe qeveria tranzitore. Po kështu, kryedemokrati ka shtuar se kjo forcë nuk ka ndërmend që të ndalet në aksionin politik, e po kështu edhe protestat.

Reagimi i plotë i Bashës:

Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime.

Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur.

30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti në këto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës.

Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat.

Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashkë me njerëzit alternativën, që shumicën Rama ik, shumicën që kërkon ndryshim ta kthejmë në një mazhorancë politike dhe qeverisëse.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT