‘Basha duke gatuar’/ Rama: Mund të jetë i bukur, por i bën makaronat me këpucë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar videon e publikuar nga bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela, në të cilën ai shfaqej duke gatuar në banesën e tyre.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Durrës, Rama tha se videoja ishte për humor, duke analizuar me detaje edhe faktin që Basha mbante veshur këpucë në banesën e tij.

Edi Rama: ”Mund t’i ketë bërë natyra të bukur, por dalin në instagram duke bërë makarona me këpucë. Ka dy mundësi, ose s’ka qenë duke i bërë vetë makaronat ose veshi xhinse dhe këpucë për të bërë makarona. Në të dyja rastet është dizaster. Kemi Berishën që ka thënë me zë dhe figurë që Bathorja është mrekullia e tetë e botës, dhe ai e beson këtë. Dhe e dini pse e thotë, sepse është i vetmi qytet në botë që është ndërtuar pa leje.”