Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, kreu i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar si të paligjshme mbledhjen e Kuvendit një ditë më parë nga Sali Berisha.
Për të, lëvizja e Berishës ishte anti-statutore dhe përçarëse. Ai i ka shprehur mirënjohjen e tij anëtarëve, dhe ka thënë se mos prevalimi i retorikave përçarëse, është rruga e vetme për të shkuar përpara.
“Dje u themelua organizata e parë anti-amerikane në 30 vite, pas asaj të Enver Hoxhës. Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe Këshillin Kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, qe te mos prevalojnë retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme qe te shkojmë përpara”, deklaroi Basha.
Në mbledhjen e sotme pritet që të votohet për shkarkimin e Edi Palokës, anëtarëve të kryesisë që morën pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit si dhe katër sekretarëve Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Ervin Minarolli dhe Ledina Mandia.