E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Basha: Dhjetëra socialistë janë mllefosur, mbetën jashtë tepsisë së ‘Rilindjes’

Kryedemokrati Basha zhvilloi sot një takim me studentë të Ekonomikut, ku diskutoi rreth problemeve të tyre, por edhe situatën ekonomike ku ndodhet vendi. Basha tha se vendi është në krizë, ndërsa bëri përgjegjës për këtë kryeministrin Edi Rama.

“Jemi vendi i fundit në investimet në ekonomi, shëndetësi. A mund të vazhdohet kështu? As edhe një ditë të vetme. Dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe socialistët.

Kam takuar dhjetëra socialistë nëpër Shqipëri, të cilët janë të mllefosuar, jashtë tepsisë së “Rilindjes”.

Pra një reformë e qeverisjes do të sjellë ri-dimensionimin. Taksat duhet të shkojnë për të nxitur ekonominë”, u shpreh kreu i opozitës.

Të gjithë ata që sipas Bashës janë oligarkë, do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar administrativ dhe do t’i përcillen pastaj për ndjekje SPAK.

“Oligarkë janë ata të cilët pushtetin e tyre ekonomik e përdorin për të diktuar vendime politike që nga ligjet, kontrata, leje, licenca dhe gjithçka tjetër. Ata që në bashkëpunim me një grusht qeveritarësh, pastaj vënë në kontroll të gjithë ekonominë, politikën dhe median e vendit. Rruga për t’u marrë me ta është ligji ynë Anti-Mafia.

Të gjithë ata që plotësojnë këto kushte, do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar administrativ dhe do t’i përcillen pastaj për ndjekje strukturave të posaçme anti-korrupsion. Synimi i ligjit Anti-Mafia është që këta njerëz që janë përfshirë në këto llojë kontratash, mos të gëzojnë të ardhurat e përfituara padrejtësisht dhe këto të ardhura të rikuperohen dhe t’i kthehen qytetarëve”, u shpreh Basha gjatë bisedës me studentët e Ekonomikut.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...