Basha bisedë me komisionerin Hahn: Reforma në drejtësi, mbështetje maksimale

Gjatë një takimi të zhvilluar online me Komisionerin për Zgjerimin Johanes Hahn ku është folur për buxhetin dhe administratën , Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije se në këto 8 vite vendi ka ngelur në vend numëro në raport me proceset integruese, për shkak të keqqeverisjes aktuale.

Sipas Bashës është shumë e rëndësishme që reforma në drejtësi të ecë përpara, me qëllim që një pjesë e mirë e projekteve të nevojshme për integrim të gjejnë rrugen e zbatimit.

“Shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Mbështetja mbetet në nivele rekord që Shqipëria të jetë pjesë e bashkimit Evropian. Dhe shqiptarët e kanë kuptuar që ngecja në këto 8 vitet e fundit në procesin e integrimit evropian i ka dëmtuar ata, ka dëmtuar mundësitë e tyre, ka dëmtuar shtetin ligjor, barazinë para ligjit, ka dëmtuar konkurrencën dhe si rezultat ka dëmtuar të gjitha ato aspekte që sjellin punë dhe prosperitet sepse imazhi ynë është keqësuar.

Investimet evropiane janë ulur. Në 8 vitet e fundit nuk ka investime strategjike nga vendet e BE-së ose nga zona euro-atlantike. Pra është shumë e rëndësishme dhe kjo është një nga përparësitë tona kryesore, në fakt është objektivi nr 1 i programit tonë qeveritar pas 25 prillit për të zhbllokuar këtë situatë, për të siguruar që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, edhe para anëtarësimit të plotë, mekanizmat tuaj do të na lejojnë të përparojmë në fusha të ndryshme të jetës. Shqiptarët e kuptojnë që afrimi me Evropën do të thotë përmirësimi i jetës së tyre. Përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës, përmirësimi i mundësive përmes më shumë vendeve të punës që do të vijnë përmes më shumë investimeve dhe sundimit të ligjit.

Dhe kjo është arsyeja pse është e një rëndësie të madhe që reforma në drejtësi që ka filluar në 2016 gjithashtu të përshpejtohet, të zbatohet plotësisht.  Me ne nuk do nuk do të ketë asnjë pengesë nga parlamenti I ardhshëm dhe ekzekutivi I ardhshëm  në  zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Kontributi i vetëm që partitë politike mund të japin që reforma në drejtësi të ketë suksesin e plotë është të qëndrojnë larg, të mbajnë duart larg reformës në drejtësi. Dhe kjo shpresojmë se do të sjellë rezultate për të cilat kemi filluar këtë proces në vitin 2016, i cili përkthehet në gjykatës dhe prokurorë të pavarur që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta”, tha ndër të tjera Basha.

Lexo edhe :   Yuri Kim: SHBA-të mbështesin Reformën në Drejtësi