Basha: Berisha mund të kandidojë ku të dojë, kam nevojë për këshillat e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se ka nevojë për këshillat dhe rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha në këto zgjedhje, por dhe në vazhdimësi.

Në një intervistë për ”RTV Ora”, Basha tha se Berisha mund të kandidojë në cilin qark të dojë, pasi është vlerë jo vetëm për PD, por për të gjithë Shqipërinë.

Lulzim Basha:Unë e kam bërë të qartë që është në dorën e z. Berisha për të kandiduar dhe mund të kandidojë ku të dojë. Ai është një vlerë dhe një aset i PD-së. Ai është vënë jo vetëm në shërbim të PD-së, por edhe demokracinë e interesit të shqiptarëve.

Unë jam kryetari i PD-së dhe kam nevojë për këdo që ka ofron ndihmë për një Shqipëri ndryshe, që nuk funksionon vetëm për një grup njerëzish. Ndjehem i privilegjuar dhe i nderuar nga vëmendje, këshilla dhe inkurajimi nga figurat e PD-së dhe shoqërisë civile në zgjidhjen e krizës më të rëndë që ka përjetuar vendi në 3 dekada.”