E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Basha”/ “Anëtarët e Komisionit mbushin kutitë”, Haklaj: Parodi e turpshme!

Ish-deputeti i PD-së dhe ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka denoncuar pamjet me zë e figurë kur anëtarët e Komisionit mbushin kutitë me fletët e votimit në Kuvendin e Berishës. Një ditë më parë, delegatët e Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votuan pro shkarkimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe për ndryshime statutore në selinë blu. Por pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, dëshmojnë një tjetër realitet.

Pamjet e shpërndara në media, ngjallin dyshime për paracaktim të procesit të votimit. Në Kuvend ishin të pranishëm 4934 delegatë, nga të cilët kanë votuar 4491 prej tyre, 4446 delegatë pro shkarkimit të Bashës. Në shenjë këmbane alarmi, Haklaj shprehet se pamjet në video dëshmojnë për një përpjekje të shëmtuar për të rrëmbyer Partinë Demokratie, në ditëlindjen e saj dhe për ta shitur si rithemelim.

Ai e konsideron si një platformë kriminale të sponsorizuar me miliarda para korrupsioni, shoqëruar me shpërdorim të vulës, logos e stemës, falsifikim firmash e mbushje fiktive të kutive. Produktet e këtij Kuvendi ishin; rithemelimi i PD-së, shkarkimi i lidershipit aktual. Njëkohësisht nuk munguan sulmet ndaj amerikanëve. Berisha kundërshton shpalljen e tij “non grata” nga qeveria amerikane, si “të pambështetur në fakte dhe prova”.

Ish-kryeministri Berisha foli për “arrogancë, ndërhyrje të pashembullt, brutale, të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, nga SHBA-ja”. Ai krahasoi sjelljen e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me atë ”të një guvernatoreje dhe ambasadori sovjetik, dikur në Tiranë”. Marrë shkas nga ky qëndrim, për Haklaj është tallje fjalimi i ish-kryeministrit, ku nga njëra anë thotë se e ka dërguar çështjen në gjygj. Nga ana tjetër kërcënon publikisht superfuqinë botërore “në kryefoltoren e stadiumit kombëtar të sponsorizuar nga shuma marramendëse parash”.

Ja se çfarë shkruan Haklaj:

Çfarë melodrame?!

Berisha- Harpagoni që zgjidhi qesen e nëntokës për Foltoren.

Berisha një Tartuf që dështoj turpshëm në sipërmarrjen kriminale për grabitjen e PDSH-së.

Kjo që shihni ne video është përpjekja e shëmtuar për ta rrëmbyer PDSH-së, pikërisht në ditëlindjen e saj dhe për ta shitur si rithemelim.

Lexo edhe :   Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Kjo platformë kriminale e sponsorizuar me miliarda para korrupsuioni, shoqëruar me shpërdorim të vulës logos e stemës, fallcifikim firmash e mbushje fiktive të kutive me formularët e sondukut të Palokës, mbështetur nga nëntoka dhe trekëndëshi i Bermudës është fundi teatral i Berishës dhe Berishizmit për të zhbërë historinë e partisë misionare të Kombit Shqiptar dhe për të krijuar një parti antiperëndimore, antieuroatlantike ,konkretisht kundër SHBA-së.

Purga bolshevike nuk e fshin dot realitetin historik sepse tashmë skenari është dekriptuar e dekonspiruar publikisht.

Çfarë komedie?!

Çfarë antipodi midis fjalimeve “parimore” ,në emër të “moralit” të folsëve që piskasin me pompozitet dhe pamjeve groteske para dumbabistëve që shihni duke i mbështetur në çmendurinë e tyre regjizorin dhe aktorët e kasaj telenovele me ovacione frenetike.

Lexo edhe :   Katër viktimat e "21 janarit", Rama: Fajtorët e vërtetë janë Berisha e Basha! 

Tartufi ynë ju drejtue solemnisht SHBA-së:

O ma hiqni shpalljen non grata ose do ta vazhdoj betejën deri në fund!

Çfarë kamelaoni?!

Nga njëra anë thotë e kam dërguar çështjen në gjygj, nga ana tjetër kërcënon publikisht superfuqinë botërore në kryefoltoren e stadiumit kombëtar të sponsorizuar nga shuma marramendëse parash.

Çfarë marrëzie?!

Berisha sulmoj ambasadoren amerikane në mënyrë të paskrupullt duke e cilësuar si e ardhur nga Moska dhe jo nga Uashingtoni.

Çfarë parodie e turpshme teksa sheh një komision hajnash që përpiqen të grabisin historinë 31-të vjeçare të PDSH-së?!

Çfarë deshtimi i turpshëm?!

Ekzibicionizmi i kauzës dhe karakterit të egoncentrikëve berishistë u shfaq publikisht.

Si kanë moral të dalin e të kapërdisen në media e të na mbajnë leksione të gjata demokratike rasputinët berishianë të cilët u damkosën publikisht hajdutë amatorë.

Sigurisht që para këtyre pamjeve komediane do të reagojnë fuqishëm të gjithë demokratët e Shqipërisë, madje edhe ata që janë mashtruar nga Tartufi Berisha dhe do të vijnë në sofrën e bashkimit me dt 18-të dhjetor.

Tashmë duket qartë se zjarri antiamerikan i nostalgjikëve u fik si flakë kashte.

Strategjia kriminale shterroj në mënyrë tragjikomike.

Me dt 18 dhjetor një parti një kuvend.

Një parti properëndimore, euroatlantike, aleate e kampionit të lirisë dhe demokracisë perëndimore SHBA-së.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...