E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Basha: 28 nëntori tjetër, do na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme

Ndryshe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri, Edi Rama të cilët ishin në Vlorë, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në nderim të ditës së Pavarësisë dhe Festës së Flamurit.

Basha u shpreh se sot është një ditë feste dhe gëzimi, por se këtë vit vjen ndyrshe nga çdo vit, për shkak të pandemisë e cila ka marrë jetën e qindra bashkëqytetarëve duke lënduar shumë familje.

Sipas tij, 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme dhe më afër Europës.

Lulzim Basha: “Sot në Ditën e Pavarësisë dhe Festës së Flamurit dua t’iu uroj gjithë qytetarëve dhe bashkëkombasve të mi kudo ku janë gëzuar festën më madhështore të kombit tonë. Sot kujtojmë me nderim dhe përkulemi me nderim përpara veprës dhe sakrificës të të gjithë bijve dhe bijave të kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Sot është një ditë feste dhe gëzimi, ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë.

Në këto kushte kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. Unë jam bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë, në fuqinë dhe forcën tuaj për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur. Jam i bindur se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Europës. Ju uroj nga zemra ditën e Pavarësisë, gëzuar Ditën e Flamurit!”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Legjenda urbane e piktorit të mallkuar: Fëmijët e përlotur të Xhovani Bragolin

Ai është piktori venecian Bruno Amadio, ose i njohur më shumë si Xhovani Bragolin. I lindur në vitin 1911, artisti, për të cilin nuk...

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...