E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Barrierat tek “Pushimi i Shoferëve” në Lushnje, Braçe u del krah banorëve

Mëngjesin e sotëm, banorë të fshatrave në anë të autostradës Lushnje-Fier bllokuan rrugën në shenjë proteste, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh. Ata kundërshtuan një zëri vendosjen e barrierave metalike nga ARRSH-ja, për mbylljen e kryqëzimit në autostradën Lushnje-Fier, i quajtur “Pushimi i Shoferit”. Ata thonë se me mbylljen e ketij kryqezimi, u duhet të kryejnë më shumë se 30 deri ne 40 km rrugë shtesë, për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës.

Kryqëzimi i autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” është mbyllur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar të premten. Banorë dhe fermerë të zonës kundërshtojnë këtë veprim, me argumentin se për ta zgjatja e rrugës është humbje kohe, e po ashtu edhe financiare. Ish-zv kryeministri Erion Braçe ka reaguar me një statusi në Facebook, duke u shprehur se mbyllja e vendit “Pushimi i Shoferit”, ia bën të lehtë shtetit, por jo qytetarit.

Statusi

DEGJONI NDONJEHERE!

#PUSHIMIISHOFERIT ESHTE NYJE HISTORIKE (prej 40-50 vitesh minimumi)

MBYLLJA DJE, JA BEN TE LEHTE SHTETIT, POR JO QYTETARIT!

Prej kur lindi, SHTETI FUNKSIONAL PATI SI QELLIM TUA BENTE JETEN TE LEHTE QYTETAREVE; madje qytetaret paguajne per kete.

Por dje jo;

Dje #SHTETI, policia ja beri te lehte vetes te menaxhoj trafikun ne autostraden #LUSHNJEFIER dhe, te veshtire e me kosto shtese popullit, popullit te bujqesise;

Behet fjale per bashkine #Divjake e #Lushnje, njesite Divjake, Gradishte, Remas, Libofshe, Kolonje, Bubullime, Krutje, Allkaj, Fier Shegan; fshatrat Xeng, Mize, Zharnec, Kryekuq, Kamenice, Gur, Mucias, Remas, Karavasta, Bedat, Adriatik, Babunje, Korie, Gungas, Gradishte, Mehalle, Spolat, Mertish, Ferras, Kemishtaj, Senez, Sopez, Goricaj ne njeren ane; Lumth, Gore, Shakuj, Rrapez, Kolonje, Ardenice, Halilaj, Bubullime, Gjonas, Imshte, Eskaj, Kamcisht, Pirre, Bishqethem, Krutje e Poshtme, Krutje e Siperme, Zhym, Lifaj, Fier i Ri, Gjaze, Ngurrez, Rrupaj, Toshkez, Zhelizhan, Mazhaj, Allkaj, Bicakaj, Lifaj i Ri, Delisufaj, Cukas, Fier Shegan, Drenovice, Samatice etj ne anen tjeter.

Vetem nga BLLOKIMI I PUSHIMIT TE SHOFERIT, bujqve prodhues, grumbulluesve, perpunuesve, furnitoreve, por edhe qytetareve xhanem, per PUNE e per nevoja te tyre ju shtohen:

5.4 km nese kthehen ne Saver, 3.8 km nese arrijne te hyjne ne nenkalimin e Shakuj (kamionet jo njehere), 9.2 km nje here, 18.4 dy here ne dite.

E para eshte koha qe iken-ne pandemi e bujqesi koha eshte jetike; e dyta eshte kostoja qe shtohet-me cmime te rritura, kostoja shtese rendon.

Tani;

PROBLEMI ESHTE RRUGA, NDERTUAR NE 2007-ten NGA NJE KOKEBOSH, GABIM DHE E RREZIKSHME!

Me mbikalime lene ne ajer dhe pa rruge dytesore.

Por pas 14 vitesh Kokeboshi nuk eshte shfajesim dhe bllokimi nuk eshte zgjidhje;

Nje nyje e re me nenkalime ne cdo drejtim dhe rruget dytesore jane zgjidhja per njerezit.

Deri atehere hapja e nyjes nen masa te reja sigurie, horizontale e vertikale duhet te ndodhe.

I jam mirenjohes ministres se Infrastruktures qe po merret me zgjidhjen.

Jam i zhgenjyer me policine, menyren e te menduarit ku urdheri tejkalon arsyen, bere te lehte per vete e me kosto per qytetarin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...