Barcelona beson tek nënshkrimi me Wijnaldumin, marrëveshja 95% e mbyllur

Tek Barcelona janë besimplotë se do të nënshkruajnë me Georginio Wijnaldumin nga Liverpuli teksa kontrata e tij skadon në qershor.

Futbollisti i kombëtares holandeze ka luajtur me ‘reds’-at për katër vite e gjysmë, duke arritur 225 paraqitje në të gjitha garat.

Kontrata e tij aktuale me skuadrën nga Mërsesajdi skadon në më pak se katër muaj, por ai mbetet titullar i rregullt në ekip dhe ka startuar 26 nga 28 ndeshjet në Premier gjatë këtij sezoni.

Kohët e fundit u raportua se Wijnaldum ka marrë një ofertë nga “blaugranët” dhe tani pretendohet se marrëveshja është “95% e kryer”.

Skuadra e Jurgen Klopit nuk ka arritur të rinovojë kontratën me mesfushorin i cili pret që të sigurojë një “transferim ëndrrash” te gjigandët katalanas.