E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Bar do hamë por parimet nuk do t’i shkelim

Nga Alfred Peza

Enver Hoxha do ta ketë patur zili sot nga varri Sali Berishën, që ia doli edhe pas 30 vjetësh demokraci, ti imponojë partisë së tij parrullën që ka patur më për zemër në diktaturë. Ndryshimi i thellë është se me fjalinë diabolike “bar do hamë por parimet nuk do ti shkelim”, Enver Hoxha motivonte komunistët, që ti rezistonin izolimit dikatorial. Ndërsa Sali Berisha, po ia del që të diktojë izolimin e demokratëve nga perëndimi, tani në liri.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, vetëm pak orë përpara fillimit të pushimeve të gushtit, i ka dërguar publikisht PD dhe Kryetarit të saj Lulzim Basha, mesazhin më të fortë të bërë ndonjëherë kundër “liderit historik”. Pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Sali Berisha nuk duhet të jetë më 9 shtator, pjesë e Grupit Parlamentar të PD në Kuvend. Pikë.

“Dëshiroj të theksoj se ndërsa Kryetarët (do të) futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që vërtetë e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Në fakt do të ishte ironi dhe tragjike që PD do të hante bar për deputetin dhe për hatër të këtij deputeti”,- deklaroi në mënyrën të troçtë, kryediplomatja amerikane në oborrin e SHQUP, duke shpresuar e uruar gjithësesi që më e keqja të mos ndodhë.

E përkthyer “shqip-shqip” Yuri Kim i ka kërkuar Lulzim Bashës që, kur grupi parlamentar i PD që doli nga zgjedhjet e 25 prillit të futet ditën e parë në Kuvendin e ri, Sali Berisha të qëndrojë jashtë. Kaq thjeshtë dhe qartë. Në rast të kundërt, pra nëse nuk do të distancohet nga Sali Berisha, mesazhi ishte se edhe PD do të izolohet totalisht nga perëndimi si dikur PPSH e Enver Hoxhës.

Ky është “kërcënimi” i dytë i madh, që PD ka marë nga përfaqësuesit e SHBA, në këto dy vitet e fundit. I pari i erdhi nga zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Mathew Palmer, gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” përpara zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, ku deklaroi se nëse ditën e votimit do të kishte dhunë nga opozita që i bojkotoi, atëherë PD dhe LSI rrezikonin që të klasifikoheshin si organizata të dhunshme.

Ndërsa sot Ambasadorja Yuri Kim e “kërcënoi” Lulzim Bashën me izolimin e tij nga SHBA si lider politik dhe të PD nga perëndimi. Nëse ndodh realisht, ky do të ishte akti më i rëndë dhe njolla më e zezë në historinë 30 vjeçare, të partisë së parë antikomuniste në Shqipëri. Sepse partia që u krijua me misionin për të çarë izolimin ideologjik gjysëmshekullor dhe për të ribashkuar shqiptarët me perëndimin, sot rrezikon të ketë fatin e partisë që rrëzoi nga pushteti.

Lexo edhe :   Qeveria “Rama 3”, si prova e triumfit të votës mbi antisistemin

A do ia dali PD që të distancohet nga Sali Berisha? A do ketë këllqe Lulzim Basha që ta largojë “babin e tij politik”, nga partia që ai themeloi dhe vijon ta drejtojë ende “de facto”, prej tri dekadash me radhë? A ka sot PD një lidership të fortë për tu ngritur në lartësinë e kësaj sfide të jashtëzakonshme, duke vendosur interesat e opozitarëve shqiptarë, mbi hallin personal të Sali Berishës dhe familjes së tij? A do ti bëhet PD bunker ish Kryetarit të saj, apo do ta detyrojë atë, që të përballet individualisht me akuzat që i ka bërë SHBA?

Lexo edhe :   Qeveria “Rama 3”, si prova e triumfit të votës mbi antisistemin

Brohoritjet e shfrenuara të delegatëve në Kuvendin Kombëtar të PD, vetëm pak ditë më parë dhe deklaratat e deritanishme të Lulzim Bashës dhe atyre që e rrethojnë, nuk të japin shpresë që kjo të ndodhë. Sepse Sali Berisha është “pronari” i PD dhe jo thjeshtë ish Kryetari i saj. Ndërsa Lulzim Basha është thjeshtë, administrator i deleguar prej tij, për ta drejtuar PD për sa kohë do mbrojë të zotin e saj.

Ndaj është e kotë në këto kushte që të presësh shtatorin, për të parë atë momentin kur Lulzim Basha do të jetë i detyruar që të eci përkrah Sali Berishës, kur PD të rikthehet pas mbi 30 muajsh bojkoti në sallën e Parlamentit. E kur kjo të ndodhë llozhat do jenë bosh, sepse do jetë momenti kur do nisi bojkotimi i PD dhe Lulzim Bashës, nga përfaqësuesit e SHBA dhe të BE.

Ky do të jetë fillimi i fundit të PD së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pasi këtu misioni historik i kësaj partie, përfundon përgjithmonë. Ashtu siç përfundoi më 8 dhjetor 1990, edhe PPSH e Enver Hoxhës e Ramiz Alisë. Këtë e paralajmëroi që sot kryediplomatja e SHBA në Tiranë kur tha se kjo “do të ishte ironi historike dhe tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”.

Sali Berisha na ka dalë borxhit me kohë, me sinqeritetin që e karakterizon, kur tha: Pas meje qameti!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...