E diel, 5 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Banka Botërore paralajmëron pasoja të rënda ekonomike në Kosovë nëse pandemia vazhdon

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Vetëflijimi/ Zhaneta kishte punuar më herët në shtëpinë e një ish-kryeministri

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen, vite më parë ka punuar pastruese në shtëpinë e një...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Ngjarja horror në Kombinat/ Prokuroria nis hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, mësohet se Prokuroia ka nisur hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare në...

“Një kombinim sa i frikshëm, aq dhe i rrezikshëm”, ja çfarë ndodhi mbrëmë në këto akse rrugore

Duket se drejtuesit e mjeteve, po ‘rikuperojnë’ periudhën e izolimit. Shumë prej tyre janë bërë shkak të aksidenteve rrugore, pasi lëvizin me shpejtësi tej...

Banka Botërore bën të ditur se është duke përfunduar një program në vlerë prej rreth 120 milionë eurosh për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin dhe zbutjen e ndikimit të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Një raport i kësaj banke vë në pah se Kosova, ngjashëm me vendet e tjera të rajonit, do të pësojë tkurrje ekonomike në vitin 2020, si pasojë e masave parandaluese ndaj koronavirusit, madje edhe nëse këto masa hiqen në tremujorin e dytë të vitit.

“Përveç mbylljes së përkohshme të veprimtarive kryesore ekonomike dhe humbjes së të hyrave, në Kosovë ndikimi i pandemisë do të shoqërohet kryesisht me uljen e eksporteve të shërbimeve të nxitura nga diaspora, të dërgesave informale, si dhe të Investimeve të huaja të drejtpërdrejta në ndërtime”, thuhet në raportin rajonal “Përditësimi Ekonomik – Pranverë 2020”, në të cilin theksohet se “megjithatë ekonomia pritet të rimëkëmbet në vitin 2021”.

Sidoqoftë, theksohet në njoftim, “nëse shpërthimi vazhdon përtej tremujorit të dytë të vitit 2020, ndikimi i COVID-19 do jetë serioz në ofertën ekonomike, duke çuar në humbje afatgjata të vendeve të punës dhe në prodhim”.

Programi i Bankës Botërore përfshin një projekt të ri me miratim të përshpejtuar për t’iu përgjigjur përparësive urgjente të sektorit shëndetësor dhe për të mbrojtur të hyrat e familjeve, si dhe ristrukturimin e projekteve të miratuara tashmë për të mobilizuar fonde në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Lexo edhe :   "Turp për BE-në që mban peng Kosovën", Rama ashpërson tonet (VIDEO)

“Këto programe ka të ngjarë të tejkalojnë 120 milion euro”, thuhet në njoftim.

Raporti i Bankës Botërore vlerëson se masat mbështetëse, siç janë transferet e parave të gatshme ose subvencionet e kujdesit shëndetësor në ndihmë të njerëzve dhe familjeve të cenueshme, kreditë e përkohshme të biznesit, dhe zbritjet tatimore për bizneset, do të jenë me rëndësi kritike për zbutjen e rënies dhe ruajtjen e vendeve të punës.

Lexo edhe :   Manastirliu: Kjo është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit

Ekonomistët në Kosovë në vazhdimësi po tërheqin vërejtjen për pasojat e rënda ekonomike që mund të ketë koronavirusi në vend, ndërkaq qeveria në detyrë ka miratuar një “Pako Emergjente Fiskale” në vlerë prej 179.6 milionë eurosh, për të zbutur pasojat e situatës së krijuar nga pandemia.

Paketa do të mbështesë bizneset, pensionet, skemat sociale, komunat dhe do të sigurojë pagesa shtesë për punëtorët e administratës shtetërore.

Sipas njoftimit për media, Banka Botërore ka ndarë rreth 160 miliardë dollarë për mbështetje financiare gjatë 15 muajve të ardhshëm për t’u ndihmuar vendeve të ndryshme t’i mbrojnë të varfrit dhe të cenueshmit, t’i mbështesin bizneset dhe të forcojnë rimëkëmbjen ekonomike. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Manastirliu: Kjo është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton qytetarët se vendosja e maskës është mënyra më e mirë për...

Godet dhe fyen gjyqtarin, përfundon në komisariat futbollisti shqiptar

Një lojtar i skuadrës së Adës së Velipojës ka përfunduar në komisariat pas ndeshjes me Gramshin, në Kategorinë e Dytë. Raportohet se 29-vjeçari V.P ka...

VIDEO/ Po ecte me shpejtësi 236 km/h, policia ndalon Lamborghini-n

Ditën e sotme, policia ka ndaluar një Lamborghini, drejtuesi i së cilës është konstatuar duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. Përkatësisht, shpejtësia...

Pandemia/ Ndahet nga jeta sportisti 38-vjeçar

Për shkak të infektimit me koronavirus, ka ndërruar jetë ish-karateisti 38-vjeçar, Flamur Shasha. Lajmin për vdekjen e Shashës e ka bërë të ditur Federata e...

Pse të rinjtë po preken nga pandemia? Përgjigjet mjeku pneumolog

Mjeku pneumolog Arjan Mezini gjatë një interviste në “News 24” komentoi situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Ai iu përgjigj pyetjes se “pse të...