E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

“Banesa duplex”/Një tjetër gjyqtare ngec në rrjetën e vettingut, shkak pasuria

Marsela Balili, gjyqtare e gjyqtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shkarkuar nga detyra.

Në hetimin e KPK-së, gjyqtarja ka rezultuar me probleme të mëdha në justifikimin e pasurisë, kryesisht të një apartamenti duplex. Në seancën e mëparshme, gjyqtarja kërkoi të bëhej një rivlerësimi dhe të rihapjes së hetimit, por trupa gjykuese e rrëzoi si kërkesë.

ILDKPKI kishte dorëzuar në KPK një raport me konstatimin se deklarimi nuk është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Sipas këtij raporti, gjyqtarja Balili ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

 

Hetimi i KPK

KPK ka kryer një hetim tjetër të thelluar për pasurinë. Në pronësi të gjyqtares së posaçme janë një apartament duplex në Tiranë, i blerë për 125 mijë euro në vitin 2012. Burim është deklaruar një kredi, shitja e një apartamenti tjetër dhe 14 mijë euro hua, si dhe janë 10 mijë euro detyrim pa shlyer. Sipas Komisionit, ka mospërputhje për blerjen dhe pagimin e kësteve për këtë apartament. Ka ndryshim në çmim dhe akt-marrëveshje. Duket se ky apartament, është blerë më pak nga sa ishte tregu.

Tjetër pasuri në pronësi të gjyqtares së GJKKO është një makinë “Ford Fiesta”, blerë në vitin 2012 për 4 mijë euro. Burim është deklaruar një pjesë e huasë marrë shtetasit M.M. Edhe për këtë pasuri ka mospërputhje deklarimi dhe ka mungesë të dokumentacionit për ligjshmërinë e të ardhurave të personit që ka dhënë huanë.

Po ashtu një llogari në lekë e dollarë pranë një banke. Kjo llogari është hapur në vitin 2014. Burim është deklaruar nga dhurimet e prindërve. Për këtë pasuri përputhet deklarimi i gjyqtares me dokumentacionin edhe në lidhje me burimin, duket se prindërit kanë pasur të ardhura për krijimin e këtyre shumave. Llogari futura për fëmijët e mitur, burim krijimi është deklaruar fillimisht nga të ardhurat nga familjarët. Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se subjekti dhe bashkëshorti kanë mungesë financiare. Nga bilanci financiar, rezulton të ketë mungesa.

Gjyqtarja deklaron se ka marrë dy shuma nga babai i saj nga ShBA, për blerjen e një apartamenti për ta në Vlorë. Nga hetimi, rezulton se subjekti nuk ka deklaruar përdorimin e këtij apartamenti. Ndërkohë duket se babai i gjyqtares ka pasur mundësi krijimi për këtë pasuri. Llogaria në lekë e prindërve që i kontrollon gjyqtarja me prokure, burim krijimi janë derdhja e pensionit. Nga hetimi rezulton se përputhet deklarimi me dokumentacionin.

 

Aktualitet

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...