Kronikë

Banda e fajdeve në Shkodër, zbulohet roli i policit

               Publikuar në : 20:53 - 15/03/19 Enno

Pasi u pezullua nga detyra pas goditjes së grupit kriminal të fajdeve në Shkodër, ku u arrestuan 12 persona, ‘Tvklan.al’ ka zbuluar rolin e policit Ergys Lohja.

Mësohet se Ergys Lohja duke qenë inspektor i policisë zonale, kishte dijeni paraprakisht për veprimtarinë e parave me fajde, ndërkohë që negocionte me ta.

Sipas të dhënave të grupit hetimor, ‘Tvklan.al’ tregon se Ergys Lohja në disa raste kishte negociuar në uljen e interesave të parave të dhëna me fajde.

Burimet hetimore sqarojnë se ulja e interesave të fajdeve ishte kërkuar për llogari të dy vëllezërve Radovani, djemtë e ish-Prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani. Ka qenë ky i fundit që denoncoi në Prokurori të gjithë skemën e fajdeve ku ishin të përfshirë 22 persona.

Dy djemtë e Paulin Radovanit kishin rënë pre e kësaj skeme. Ata kishin marrë para borxh dhe duhet t’i kthenin me interesa të larta, të cilat i caktonte ky grup, dhe që varionin nga 3% deri në 20%. Paratë e dhëna hua duhet të ktheheshin brenda një jave, në të kundërt anëtarët e këtij grupi u sekuestronin qytetarëve pronat, shtëpitë dhe pasuri të tjera që ata posedonin.

Dy vëllezërit Radovani nuk kishin mundur të shlyenin në kohë borxhet që kishin marrë. Për këtë arsye, për llogari të tyre kishte negociuar polici Ergys Lohja për të ulur interesat e fajdeve. Aktualisht dy vëllezërit Radovani ndodhen jashtë shtetit.

I ati i vëllezërve, ish-Prefekti i Shkodrës Paulin Radovani, pasi mësoi çfarë kishte ndodhur, vuri në dijeni autoritetet, të cilat kryen hetime disa mujore, duke përfshirë përgjime ambientale dhe telefonike të personave pjesë e grupit kriminal.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT