E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Banane dhe… koka*në, pse trafikantët zgjedhin Durrësin

Kontejnerët me banane… nuk kanë qenë gjithnjë vetëm të tilla. Të paktën janë katër-pesë raste që kontejnerët e ardhur nga Ekuadori, kanë rezultuar si “mbulesë” e sasive të mëdha të kokainës, duke e kthyer Shqipërinë në një vend furnizues për Bashkimin Europian, dhe Portin e Durrësit si qendrën e këtij trafiku.

Po pse pikërisht Durrësi, dhe a jemi kthyer ne si furnizuesit më të mëdhenj të Europës? A  ka ndikuar politika në këtë trafik? A ka patur realisht fuqi policia që ta ndalojë, apo janë zbuluar vetëm rastet e referuara nga agjencitë e huaja, ndërkohë që në rastet e tjera nuk kemi mundur të bllokojmë trafikun?

1 Prill/ Sekuestrohet 49 kg kokainë në kontejnerin me banane

49 kg kokainë është sekuestruar nga kontejneri me banane që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Durrësit, ku u arrestua administratori i firmës ECOALMAX me qendër në Maminas që posedonte kontejnerin, Selim Çekaj, 72 vjeç. Ai është babai i Arbën Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë në 2018. Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako, e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që e kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane. Pas skanimit të kontejnerit të ardhur nga Ekuadori me bananet, ka rezultuar me pullë të kuqe dhe autoritetet doganore kanë kërkuar që të futej në magazinë, por Selim Çekaj nuk ka pranuar që ajo të futej në magazinë duke thënë se ai ka porositur vetëm bananet. Kjo ka bërë që autoritetet të hapin kontejnerin aty ku ishte, duke zbuluar drogën e llojit kokainë. Selim Çekaj ka thënë ai është tregtar frutash, dhe duhet ta gjejë policia se kush e ka futur drogën. Në 2 prill, Selim Çekaj u la në “burg pa afat”, një ditë pasi iu gjetën 49 kilogramë kokainë në kontejnerin me banane. 72-vjeçari u shpreh se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës që iu gjet në kontejner. “Nuk kisha asnjë dijeni”, mësohet të ketë thënë ai.

10 Prill/ 143 kg kokainë në kontejnerin të mbushur me banane

143 kg kokainë e ndarë në 120 pako është kapur nga Policia Shqiptare. Kokaina u gjet në një kontejner të mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare ‘Masabi Fruits’ me seli në Kombinat të Tiranës, në anijen ‘Dance’ që u nis nga Ekuadori në Durrës, teksa mësohet se destinacioni final i saj ishtë Tivari në Mal të Zi. Nga sa mësohet, kjo kompani operonte në treg që prej vitit 2018 me importin e bananeve nga Amerika Latine. Pakot e kokainës, kanë të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe shënimet “El mejor” (më e mira) dhe “Viejon” (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi.

Kontejneri ku u gjet droga është shkarkuar nga anija e kontejnerëve ”Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut. Policia ka arrestuar në flagrancë dy ortakët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibraku e Erion Peti.

Ka qenë skaneri i kontrollit në portin e Durrësi që ka gjetur sasinë e madhe të kokainës. Ai iu nënshtrua skanerit, pasi u vlerësua si një kontejner me risk. Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, kanë pranuar se kanë udhëtuar drejt Ekuadorit disa herë. Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, Peti dhe Xibraku janë përballur edhe me e-maile që kanë shkëmbyer me kompaninë ekuadoriane ku blinin bananet. “Kemi udhëtuar për hir të biznesit disa herë në drejtim të Ekuadorit, por vizitat në këtë shtet kanë ndodhur vetëm për shkaqe pune, duke vendosur kontaktet me kompanitë e tregtimit të bananeve”, kanë thënë ata.

Lexo edhe :   Operacioni te ''Varri i Bamit'', policia sekuestron vetëm 1,1 kg kokainë

17 Maj/ Të fshehura në kamion me mish pule, sekuestrohen 400 kg kokainë në Lipjan

Më 17 maj 2021, një sasi rekord droge u kap nga Policia në Kosovë e cila kishte ardhur nga Brazili dhe ishte fshehur në një kamion me mish pule, i cili kaloi përmes Portit të Durrësit. 400 kg kokainë me “origjinë” nga Brazili, janë sekuestruar në komunën e Lipjanit, në Kosovë, thuajse dy javë pas mbërritjes. 20 arka, të cilat supozohet të ishin mbushur me mish pule, ishin zëvëndësuar me lëndën e bardhë dhe me anë të kamionit me logon e kompanisë “MC Foods” u nisën drejt destinacionit.

Lexo edhe :   Operacioni te ''Varri i Bamit'', policia sekuestron vetëm 1,1 kg kokainë

Operacioni ishte nga DEA amerikane në bashkëpunim me Policinë italiane, shqiptare dhe ato të Kosovës. Mësohet se kamioni me 400 kg kokainë, kishte kaluar nga porti i Durrësit, por me udhëzim të DEA-s është lënë të kalojë për të parë destinacionin final të kokainës. Policia kishte dy muaj që priste ngarkesën prej 400 kg kokainë, që ishte fshehur në kontejnerin me mish të nisur nga Brazili, dhe gjatë kësaj kohe zbuluan edhe dy ngarkesa të tjera. Sasia e parë u kap më 1 prill, 49 kg, që vinte me kompaninë e babait të Arbër Çekajt, Selim Çekaj. Ndërsa sasia e dytë u kap më 10 prill, ku u peshuan 142 kg. Kokainës i ishte vendosur GPS për ta ndjekur deri në fund destinacionin.

21 qershor/ Droga e paketuar në kuti firmato në portin e Durrësit

324 kilogramë kokainë e paketuar dhe e mbështjellë me kuti të markave të njohura si ‘Dior’, ‘Chicago Bulls’, ‘Louis Vuitton’, ‘Kenzo’, ‘PSG’ dhe të whiskey-t të famshëm Brazilian ‘Velho Barriero’ u sekuestrua në Portin e Durrësit. Kamioni ishte nisur nga Belgjika, kishte kaluar përmes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe me një kamion me targa maqedonase, kishte mbërritur në Durrës. Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për Nazif Ajrofskin, i cili u arrestua në pikën kufitare të portit të Durrësit duke trafikuar 324 kg lëndë narkotike kokainë.

13 Korrik/ 11 kg e 675 gram kokainë në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori

Një sasi prej 11 kg e 675 gram kokainë është kapur në Portin e Durrësit, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, ku nga skaneri rezultoi se droga ishte e fshehur në pjesën e motorit të frigoriferit të kontejnerit. Ngarkesa vinte për llogari të kompanisë shqiptare “Alba Exotic fruit”, me seli në Kombinat, Tiranë, dhe që operon në treg që nga viti 2011, ndërsa pronarë të saj janë Eduart Dauti dhe Barjon Gumeni.

Në 16 korrik u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për Bajron Gumenin i cili është administrator i kompanisë “Alba Exotic Fruit” në kontejnerin e së cilës u kapën 11.6 kg kokainë në portin e Durrësit. Bajron Gumeni u arrestua në lidhje me kokainën e kapur në portin e Durrësit. Ai është administrator i kompanisë që importon banane dhe në kontejner u kap një sasi prej 11 kg e 650 gram kokainë e cila ka qenë e vendosur në impiantin e kondicionerit, ndërkohë që ishte ambalazhuar në 14 pako.

Gumeni është shprehur se kompania ka porositur vetëm banane. “Nuk kam lidhje fare me drogën. Kemi porositur vetëm ngarkesën me banane. Droga nuk ishte në kontejner, por ishte improvizuar në një vend të posaçëm, në pjesën fundore të kontejnerit”, mësohet të ketë thënë Gumeni. Ngarkesa ishte nisur më 8 korrik nga porti i Pireut, dhe ka mbërritur në Porin e Durrësit në 11 korrik. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...