E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Banalizimi i debatit për plehrat

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/Epidemiologu jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, sqaroi udhëzimin më të fundit nga ekspertët e shëndetit, i cili...

Nga: Mero Baze

Dy drejtues të lartë të Partisë Demokratike, shkuan sot në landfillin e Sharrës të improvizonin një konferencë për shtyp dhe patën një ankesë publike se rojet nuk i lanë të hynin brenda. Më pas pati deklaratë nga punëtorët e landfillit dhe video të tyre, ku dy zyrtarët nuk kanë pranuar të futen brenda të shikojnë Landfillin.

Aq i fortë u bë debati për këte çështje, sa duket sikur problemi është a është i bukur apo i shëmtuar landfilli i Sharrës. Aq e madhe u bë kjo punë, sa duket se i ka lënë në plan të dytë problemet, nëse ka, rreth projektit të pastrimit të plehrave të Shqipërisë.

Në fakt një konferencë shtypi rreth projektit të pastrimt të plehrave të Shqipërisë dhe efiçencës së tij, bëhet shumë mirë nga zyra nëse ke fakte. Në Sharrë nuk ka fakte, ka panoramë të bukur që ta prish skemën. Aty shkon kot se ajo është rregulluar aq shumë nga imazhi, sa kam frikë se e bën më pak të besueshme çdo kritik ndaj ndonjë afere klienteliste apo korruptive tek ai projekt.

Por me sa duket objektivi i PD është të mbajë hapur debatin me çdo gjë dhe jo të merret me problemin nëse ka argumente. Dhe debati sot u mbajt hapur me shqetësimin se janë lejuar apo nuk janë lejuar të hyjnë në landfillin e Sharrës dy drejtues të PD.

Në të njëjtin stil, vet Lulzim Basha sot ju përgjigj Erion Veliajt, se do ta çojë në gjyq për shpifje pasi ky i fundit kishte postuar dje dhe sot një dokument ku provonte se Lulzim Basha i ka kërkuar më 2013 qeverisë Berisha të financojë një projekt 34,6 milionë euro, me një investim 37 euro për ton për plehrat e Sharrës, ndërsa sot bëhet me zero lekë investim dhe me një kosto 29 euro për ton.

Lexo edhe :   Talebanizmi kërkon një përgjigje shtetërore

Diferenca mes dokumentave që ka publikuar Veliaj, që janë firmosur nga Basha dhe çmimeve të sotme, është e lartë dhe sqarimi i Bashës se do ta hedhë në gjyq për këtë gjë, është të mbash gjallë debatin pa sqaruar të vërtetën.

Lexo edhe :   Një përmendore që turpëron shtetin shqiptar

E vëreteta është shumë e thjeshtë. E pranon apo jo që ai dokument mban firmën tënde. Nëse jo, në prokurori e çon për falsifikim dokumenti jo për krahasim çmimesh, se ashtu dukesh sikur debaton, kush do ta bënte më të bukur Sharrën, Erioni i Lulit, apo Erioni i PS.

Projekti i pastrimit të plehrave në Shqipëri është projekt strategjik dhe do të jetë dhe në të ardhmen pjesë e çdo programi qeveritar. Nëse opozita mendon se problemi është se Sharra është bërë më e shëmtuar nga ky projekti, e ka gabim se është qindra herë më e mirë se sa ka qenë në kohë të tyre, ndaj nuk duhet të merren me këtë aspekt.

Po ashtu nëse Luli mendon se Kunati i tij, do ta bënte këtë punë më mirë se Erion Veliaj, e ka të humbur betejën, pasi tanimë ky është një debat që është mbyllur për diferencën mes të dyve në Tiranë.

Opozita ose duhet të merret me thelbin e problemit që mund të qëndrojë tek kontrata klienteliste dhe rrethi politik dhe mediatik që përfitojnë prej saj, ose më mirë të heshtë, pasi e banalizon debatin, duke na treguar Sharrën apo projektet alternative të Lulit me kontenierë dhe çmime të tjera. Se kështu duket sikur gjithë ky debat ka nisur ngaqë Luli ka vendosur se ka grafikun e të folurit për plehrat këtë javë dhe duhet të thotë patjetër diçka. Të marrë shembull nga LSI-ja të paktën, kur s’ka gjë për të thënë!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U shoqërua në polici, lirohet ish-deputeti Eduart Ndocaj

Ish-deputeti, Eudart Ndocaj është lënë i lirë nga policia. Ndocaj u arrestua paraditen e sotme përpara shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Lezhë, teksa pritej...

Rama nga shtëpia e Gjergj Fishtës: Dallimi mes asaj që kishim dhe që duam

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social, Facebook fotot e shtëpisë së rikonstruktuar të shkrimtarit të madh, Gjergj Fishta. Rama thekson se ashtu si...

Shqipëria, rekord në Europë për koncesionet e partneritetit publik privat (PPP)

Shqipëria shënon një rekord në Europë sa u përket angazhimeve jashtë bilancit të qeverisë, që ka marrë për koncesionet e formës së Partneritetit Publik-Privat...

Ende nuk dihet nëse aktakuza ndaj Thaçit, është konfirmuar apo hedhur poshtë

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë njoftuar ende publikun nëse aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj presidentit të Kosovës,...

Covid ‘pushton’ Shqipërinë: Dita e tretë rradhazi me mbi 300 raste të reja

Covid-19, duket se ka dalë jashtë kontrollit në vendin tonë. Për të tretën ditë rradhazi, janë regjistruar mbi 300 raste me koronavirus. Gjatë 24 orëve të...