E enjte, 28 Maj, 2020
11 C
Tirana

Ballkani Perëndimor po e humbet durimin me BE

Më të lexuarat

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

Sërish numër i lartë i rasteve të reja, bilanci për 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas njoftimit, 13 prej rasteve të reja janë...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

“Më i madhi në rajon”/ Rama tregon projektin që do të ndërtojë kompania franceze

Kryeministri Edi Rama bën me dije se kompania franceze “Voltalia as” është fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë. Kreu i qeverisë e...

Nga Annabelle Timsit, “Quartz”

Ndërsa Bashkimi Evropian, po përgatitet për një nga zgjedhjet më të rëndësishme të historisë së tij, pakënaqësia e vendeve në listën e pritjes për t`u bërë pjesë e unionit, ofron një mënyrë për të kuptuar sfidat me të cilat ballafaqohet blloku sot dhe në të ardhmen.

Bashkimi Evropian, u themelua në vitin 1993, me 12 shtetet anëtare të Evropës Perëndimore. Që atëherë, ai është zgjeruar në 28 vendeve, me shtetin e fundit anëtar, Kroacinë, që iu bashkua në vitin 2013. Tetë vende, kryesisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor, janë në listën e pritjes së anëtarësimit.

Anëtarësimi i tyre, përcaktohet nga një proces i gjatë, që përfshin përshtatjen e ligjeve të tyre kombëtare me politikën e BE-së dhe marrjen e mbështetjes nga vendet anëtare të BE-së, Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Ai kërkon gjithashtu progres në zgjidhjen e çështjeve të brendshme dhe tensioneve etnike, që e kanë mbajtur rajonin në një gjendje të varfërisë ekonomike relative. Por, vendet kandidate ankohen se procesi është shumë i ngadaltë, dhe se kushtet e anëtarësimit janë shumë të ashpra. Ndërkohë, ndjenja anti-BE po rritet, dhe vende si Kina, Turqia dhe Rusia, kanë nisur të depërtojnë gjithnjë e më shumë.

Gjatë 2 viteve të fundit, BE e ka çelur perspektivën e pranimit të anëtarëve të rinj nga Ballkani Perëndimor. Kur Brukseli publikoi strategjinë e tij për rajonin në vitin 2018, ajo përfshinte objektivin ambicioz për ta shtuar unionin me të paktën 2 anëtarë të rajonit, Serbinë dhe Malin e  Zi deri në vitin 2025.

Projekti i “zgjerimit të BE”, nuk është i dobishëm vetëm për shtetet e mundshme anëtare. Udhëheqësit evropianë, besojnë se kjo do t’u lejojë atyre të eksportojnë stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik tek fqinjët e tyre; të fitojnë kontroll mbi një zonë gjeografike strategjike; dhe të parandalojnë vende si Rusia dhe Kina që të fitojnë më shumë terren në Evropë; dhe t’u japë atyre më shumë fuqi në skenën botërore.

Por, vendet e Ballkanit Perëndimor duket se po humbasin durimin me këtë proces. Sondazhet e opinionit publik, tregojnë se 26 për qind e njerëzve të anketuar në rajon, nuk besojnë se vendet e tyre do t’i bashkohen ndonjëherë BE-së. Ndërkohë, disa politikanë të opozitës në Serbi, kanë sugjeruar që vendi i tyre të tërheqë aplikimin e tyre për anëtarësim.

Dhe në samitin e fundit të Berlinit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të përfshihen më shumë në negociatat për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë  për “Reuters” se “pa SHBA-në, nuk mund të kemi kurrë dialog, negociata apo ndonjë marrëveshje, pasi BE nuk është e bashkuar në këtë proces”.

Ky zhgënjim ka gjasa të thellohet, nëse BE nuk hap në qershor procedurat zyrtare të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – diçka për të cilën komisioneri evropian për zgjerimin, është i sigurt se do të ndodhë.

Vendimi në fjalë u shty qershorin e vitit të kaluar, kur disa vende anëtare të BE-së, përfshirë Francën dhe Holandën, mendonin se vendet e rajonit nuk kishin bërë mjaftueshëm, për të përmirësuar sundimin e ligjit në luftën kundër krimit të organizuar.

Ndërkohë, vende të tjera e kanë rritur praninë e tyre në rajon. Kina e sheh këtë si një mënyrë strategjike për të arritur në Evropën Qendrore dhe më gjerë, me Nismën e Brezit dhe Rrugës. Ajo mban çdo vit një takim me 16 shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.

“China Road and Bridge Corporation” (CRBC) është duke ndërtuar rrugë, ura, dhe një park industrial në Serbi; si dhe një autostradë e diskutueshme, që do ta lidhë vendin me bregdetin e Adriatikut në Malin e Zi. “Nuk do të ishte e gabuar ta quaja Kinën partneren kryesore të Serbisë në Evropë”- deklaroi kohët e fundit ministrja serbe  e Ndërtimit, Zorana Mihajloviç.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, i kanë shtuar ndërkohë investimet e tyre në infrastrukturën e Ballkanin Perëndimor, së bashku me Turqinë, që është vetë aspirante për t’u anëtarësuar në BE. Ndërkohë, investimet tregtare të Rusisë, duket se sinjalizojnë sipas disa ekspertëve një dëshirë “për të krijuar një varësi politike dhe ekonomike të Ballkanit”. Rusia e kundërshton kërkesën e Ballkanit për anëtarësim në BE, dhe të Maqedonisë Veriore për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Frika, se këto vende po përpiqen të dobësojnë ndikimin evropian në rajon, dhe në rastin e Rusisë, të përkeqësojnë tensionet etnike, mund ta ketë nxitur Francën dhe Gjermaninë, të bënin thirrje për mbajtjen e një samiti mbi Ballkanin, në Berlin më 29 prill. Por, nëse synimi i tyre ishte të garantonte vendet e rajonit, se BE-ja dëshiron ende anëtarësimin e tyre, duket se ata kanë dështuar në këtë aspekt.

Thaçi deklaroi për “Financial Times” pas samitit: “Jo vetëm unë, por të gjithë ne nga rajoni u zhgënjyem nga samiti i Berlinit. Nuk kishte asgjë konkrete, por vetëm fjalime boshe!”. Për të qenë korrektë, BE-ja po përpiqet të zgjidhë një shumëllojshmëri pengesash të vështira.

Tetë konteste të pazgjidhura kufitare, ndajnë sot vendet e Ballkanit, të mbetura nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Presidenti francez Makron dhe kancelarja gjermane Merkel, shpresojnë ta zgjidhin mosmarrëveshjen e vazhdueshme midis Kosovës dhe Serbisë, të cilën zyrtarët e BE-së thonë se është duke e mbajtur peng të gjithë rajonin.

Kosova e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, një akt që Serbia nuk e njeh ende. Në kundërpërgjigje të bllokimit nga Serbia të anëtarësimit në Interpol, Kosova vendosi kohët e fundit tarifa në masën 100 për qind për mallrat serbe. Në samitin e Berlinit, nuk pati asnjë përparim mbi këtë mosmarrëveshje, ndonëse mes dy vendeve është caktuar një takim tjetër në korrik.

Kohët e fundit, ka pasur ndërkohë protesta mbi akuzat për korrupsion, skandalet shtetërore, dhe autoritarizmin e qeverive në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi. Dhe vetë udhëheqësit e BE-së nuk bien dakord mes tyre, nëse Ballkani është gati apo jo t’i bashkohet bllokut. Disa shqetësohen se bisedimet për zgjerimin, do të fuqizojnë krahun në rritje të euroskeptikëve në zgjedhjet e ardhshme evropiane.

“Ata nuk duan t’i hedhin benzinë zjarrit”- thotë Xhonathan Katz, bashkëpunëtor në think-tankun “German Marshall Fund”. Vendet e Ballkanit Perëndimor mund t’i shohin vendet e tjera si një “mënyrë për të kompensuar të paktën përkohësisht, ngadalësimin e procesit të pranimit në BE”- thotë Vuk Vuksanoviç, ish-atashe për politikat e sigurisë në Ministrinë e Jashtme Serbe. Por, Vuksanoviç beson se anëtarësimi në BE, mbetet “opsioni i vetëm që ka një kuptim strategjik”.

Bashkimi Evropian, është partnerja më e madhe tregtare e rajonit. Dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi muajin e kaluar, se do të investojë këtë vit 1.1 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor. Liderët evropianë, thonë se anëtarësimi është një proces i ngadaltë por i vlefshëm, që në fund do të sjellë një zhvillim më të madh dhe paqe, në një rajon që ka pasur shumë pak nga të dyja. Vendet e Ballkanit Perëndimor, mund të jenë të gatshme t’i qëndrojnë këtij procesi, por është e paqartë edhe për sa kohë do të zgjasë ai./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Murrizi: Në shtator mund të kthehet ’97-ta

Deputeti Myslim Murrizi, paralajmëroi se në shtator dhe në tetor mund të ketë një '97 të dytë. Duke i paraprirë situatës së tensionuar politike,...

Reforma Zgjedhore, Murrizi zbulon çfarë do të ndodhë nesër

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi, deklaroi se është marrë vendimi që nesër, 12 deputetë të opozitës do të deklarojnë votën...

Deputeti Alimadhi lëshon deklaratën e fortë: Në spital bëhet politikë

Deputeti Adriatik Alimadhi, tashmë e ka fituar betejën me koronavirusin. Në një lidhje me Skype në “Open”, ai foli për situatën e tij. Alimadhi...

Marrëveshje Rama-Basha-Kryemadhi? Hajdari paralajmëron për ndikimin e ndërkombëtarëve

Sistemi Zgjedhor ka qenë kryefjala gjatë ditës së sotme dhe jo vetëm. Kryemadhi dhe Vasili i shkuan në zyrë Bashës. E ndërsa ky i...

“Ça kujtoni ju mor legena?” Deputeti rrëmben tokën-shtet në bregdet

“Stop” ndalet në Sarandë, pasi qytetari Ardit Cikuli, komshi me deputetin e Ballit Kombëtar, Artur Roshi, denoncon se ky i fundit po tenton të...
WhatsApp KONTAKTO TT