Ballkanasit shokojnë superyjet e Murinjos në një përmbysje të çmendur

Trajneri i ekipit kroat, Zoran Mamić, u detyrua të japë dorëheqjen disa ditë më parë pasi u dënua me katër vjet burg për mashtrim në lidhje me transferimin e lojtarëve.

Nën trajnerin e emergjencave, Dinamo trullosi spursat me një fitore 3-0 .

Pjesa e parë tregoi se lojtarët e Mourinhos fjetën me dafina me rezultatin e ndeshjes së parë që I jepte qetësinë vrastare. Kjo para se dy golat e Mislav Orsic të dërgonin përballjen në kohën shtesë dhe më vonë të plotësonte tripletën e tij të jashtëzakonshme.

Në kohën shtesë, spursat e dinin që një gol jashtë fushe do t’i kualifikonte, por u dukën plotësisht të dorëzuar.

Europa League ishte shpresa më e mirë e Totenhemit për t’u kualifikuar në Champions League dhe pyetje do të ngrihen për të ardhmen e trajnerit portugez, pavarësisht nga rezultati i finales së Kupës Carabao.