Balliu: Rama e ka vendin në burg, Basha nuk mund të bashkëpunojë me hajdutë

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë kryedmeorkatit Luzlim Basha për të bashkëqeverisur pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Por, Basha e ka refuzuar ftesën, duke thënë se ndryshimi vjen vetëm me largimin e Ramës nga pushteti.

Ndërkohë, në një intervistë për ”Ora News”, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu mohoi gjithashtu mohon çdo lloj bashkëpunimi të mundshëm PD-PS.

Për Balliun, një bashkëpunim i tillë do të ishte fundi i demokracisë në Shqipëri.

Ai thotë se Rama e ka vendin në burg, ndaj po bën lëvizjet e fundit për t’i shpëtuar drejtësisë.

Klevis Balliu:Nuk ka për të ndodhur dhe nuk ka asnjë arsye për të ndodhur. Çfarë demokracie do të kishte nëse të gjithë bëhen në një anë, ku është opozita? Një vend që nuk ka opozitë është një vend që nuk ka demokraci. Pyetja këtu është pse i lutet dhe pse i lëpihet Lulzim Bashës? Nuk është tani po ka kohë. Me banditë dhe hajdutë Lulzim Basha nuk mund të bëjë marrëveshje. Edi Rama është thjesht një hajdut i rëndomtë që për fatkeqësinë tonë ka pushtet politik. Ai do të shpëtojë lëkurën e vet, Edi Rama luan dy duar për një kokë. Pa imunitetin e tij kryeministror rruga e tij nuk është as drejt Beogradit por drejt 313 për krimet që i ka bërë vendit. Habitemn pse nuk është arrestuar akoma. Po bëhen  zgjedhje për herë të parë me kontenierë.”