Politikë

Balla thumbon Shkëlzen Berishën: Kur do shkosh në Amerikë?

               Publikuar në : 14:00 - 11/02/19 S.N

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka reaguar sërish pas akuzave të Shkëlzen Berishës kundrejt deputetit socialist.

Në një postim në Facebook, Balla thumbon djalin e ish-kryeministri Sali Berisha, teksa e pyet se kur ka ndërmend të shkojë në Amerikë.

“Shkelzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?! Ose më saktë, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!”, shkruan Balla në Facebook.

Pak ditë më parë, ishte kryeministri Rama ai që hodhi dyshime se Berishës mund t’i jetë ndaluar lëvizja në SHBA, teksa e pyeti atë në foltoren e Kuvendit, nëse mund ta kalonte dot Oqeanin.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT