Politikë

Balla takim me ambasadorin e ri: Gjermania, mbi 1 mld euro në Shqipëri

               Publikuar në : 18:03 - 12/09/19 Enno

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka takuar gjatë ditës së sotme, ambasadorin e ri të Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

Përmes një postimi në Twitter, Balla deklaron se kontributet gjermane arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliardë euro në shumë sektorë.

Balla i shpreh mirënjohje kryediplomatit gjerman për ndihmën e pakursyer, teksa shton se Gjermania mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Pata kënaqësinë të takoja Ambasadorin e ri të Gjermanisë zotin Peter Zingraf. Mirënjohje për ndihmën e pakursyer. Kontributet/investimet gjermane arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro në shumë sektorë. Gjermania mbështet fuqimisht rrugën tonë Europiane”, shkruan Balla.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT