Balla nxjerr shifrat: Jemi në të njëjtin nivel vaksinimi me Gjermaninë

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka publikuar disa të dhëna sipas të cilave, Shqipëria është në të njëjtin nivel vaksinimi me Gjermaninë.

Sipas tij, Shqipëra nuk është e dyta pas Gjermanisë në ekonomi apo shërbim shëndetësor, por, nuk rezulton e njëjta gjë me procesin e vaksinimit.

Balla thotë se nderi për t’iu shërbyer qytetarëve, gjyshërve të Shqipërisë është i gjithi i tyre për të fituar përballjen me më të keqen.

”Ne nuk jemi të dytët pas Gjermanisë në ekonomi apo shërbim shëndetësor, por sot jemi në të njëjtin nivel vaksinimi me vendin që ka ekonominë më të fortë në Europë.

Nderi është i gjithi i yni që kemi privilegjin e jashtëzakonshëm t’ju shërbejmë juve, gjysheve e gjyshërve të Shqipërisë, në këtë kohë lufte ku me durim e këmbëngulje të madhe, po e fitojmë përditë përballjen me më të keqen! #shqipëriabuzëqesh’’, shkruan Balla në rrjetin social, Facebook.