Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka reaguar për protestën e opozitës që është zhvilluar sot para Kryeministrisë.
Balla është fokusuar te transmetimi direkt që media ruse Russia Today i ka bërë protestës së sotme të opozitës së bashkuar. Në një postim në Twitter, Balla ngre dyshime për këtë fakt, teksa thotë se politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi dhe duan të dëmtojnë rrugëtimin e vendit drejt BE.
“E di ndonjëri se përse Rusia Today i shikon kaq interesante protestat e opozitës në Shqipëri? RT transmeton live nga Tirana çdo herë kur disa politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi të mbështetur nga SHBA dhe BE. Këta po përpiqen të dëmtojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, shkruan Balla.
Does anyone know why Rusia Today finds so interesting the opposition protests in Albania?RT has live transmission from Tirana every time when some corrupt politicians protest against Justice Reform supported by US and EU. These? are trying to harm Albania’s EU integration path. pic.twitter.com/OHqwxbya00
— Taulant Balla (@taulantballa) May 11, 2019