E enjte, 24 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Balla ngre akuza të forta: Të hetohen bizneset e Bashës, kanë problematika të fshehura

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka deklaruar sot se bizneset e familjes së Lulzim Bashës janë shtuar gjatë qeverisjes së PS-së. Balla e cilëson si një aktrim nga ana e Bashës kur ankohet për kushtet e biznesit, ndërsa vetë ai dhe familja e tij ushtrojnë bizneset në pronat e atyre që i quan biznesmenë të mëdhenj.

Gjithashtu Balla ka bërë edhe një tjetër deklaratë goditëse, ku tha se beson që bizneset e Bashës janë me problematika dhe duhen hetuar.

“Mund të verifikoni dhe të shikoni bizneset e familjes së Lulzim Bashës që janë shtuar disa herë me të ardhura gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste. Unë kam dyshime që janë biznese me parregullsi dhe që duhen hetuar. Nuk ka shembull më kuptimplotë kur ka një opozitë që me lotë krokodili u qahet dhe qan për bizneset gjatë ditës, dhe kryetari gjatë natës strehohet në vila apo ushtron bizneset familja e tij në pronat e këtyre që etiketohen si biznesmenë të mëdhenj. Mjafton të shikosh shifrën e bizneseve personale të shtuara gjatë kësaj periudhe për të kuptuar që në këtë qeverisje janë krijuar mbi 300 mijë vende pune” deklaroi Balla.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë...

Gara ‘formale” për kreun e AMA shton shqetësimet për lirinë e medias

Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik – me deputetë në përfundim të mandatit dhe të ashtuquajturën opozitë parlamentare, vendosi të mërkurën...