Balla nga Cërriku: Mos ia jepni votës Lulit, ai është kot

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me strukturat e partisë në qytetin e Cërrikut.

Gjatë fjalës së tij, Balla apeloi demokratët e këtij qyteti që të mos votojnë kryedemokratin Lulzim Basha, pasi sipas tij është kukull që e përdor ish kryeministri Berisha dhe Presidenti Meta.

Ndër të tjera, Balla tha se vota për PS-në do të thotë që reforma në drejtësi do të vazhdojë dhe do të shkojë deri në fund.

Taulant Balla: “Apeli im është edhe për ata pak demokratë të Cerrikut, mos ia jepni votën Lulit, se çdo votë për Lulin çon ujë në mullirin e Ilir Metës. Mos harxhoni votën kot me Lulin, se Luli është kot, është një kukull që një ditë e merr Berisha, një ditë Meta. Ne na duhet vota juaj në 25 prill që t’i japim mundësinë Edi Ramës dhe PS që betejën për drejtësinë t’a çojë deri në fund”.