E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Balla: Javën tjetër, mbledhjet fizike me certifikatë vaksinimi

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se nga java tjetër mbledhjet mund të bëhen fizike vetëm me certifikatë vaksinimi. Në një prononcim për mediat, Balla tha se vaksinimi për deputetët duhet të jetë i detyruar, dhe se për këtë kanë rënë dakord edhe me PD-në.

Duket se javën e ardhshme do të marrin fund mbledhjet online në Komisionet Parlamentare. Balla shpreh se do ti propozohet Konferencës së Kryetarëve, që këto Komisione të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve.

Ai nuk la pa thumbuar edhe deputetët e PD-së, të cilët i quajti “shpirtra të trazuar” për shkak të problemeve të brendshme në parti.

“Prej javës tjetër, do të kemi mundësinë që të gjithë deputetë e PS-së do të jenë të vaksinuar. Shpresoj që edhe PD-ja. Duke filluar nga java tjetër, do ti propozojmë Konferencës së Kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancat, por çdo deputet duhet të deklarojë certifikatën përkatëse të vaksinimit.

Unë mendoj që koha që u fitua gjatë kësaj jave ishte një kohë për shkak se axhenda parlamentare ishte e tillë, që të kërkonte mirëkuptim nga ana e PD-së. E kuptoj që hallet brenda në shtëpisë shtyjnë që të krijojnë problematika të panevojshme. Praktika e zhvillimit të mbledhjeve të Komisineve online për raste të caktuara do të vijojë, për sa kohë që bëhet fjalë për çështje të një rëndësie jo shumë të veçantë. Për të konkluduar, do u bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD, që kjo çështje është e qartë. U bëj thirrje deputetëve që nuk e kanë kryer detyrimin për tu vaksinuar. Dhe javën tjetër, Konferenca e kryetarëve besoj se do u japë dritën jeshile të kalimit në formën tradicionale.

Lexo edhe :   77-vjetori i Berishës, Basha jep mesazhin e koduar (VIDEO)

Besoj se për këtë çështje duhet të shprehet edhe PD-ja. Kemi rënë dakord që pjesëmarrja duhet të jetë me certifikatë vaksinimi. Do i lutesha opozitës që të mos harxhojmë kohë kot me këtë çështje. Kam dëgjuar që nga ana e PD-së do ketë një sërë kërkesash për Komisione Hetimore. Dëshira jonë e kemi thënë që kjo legjislaturë e re të fillojë punë mbarë”, tha Balla.

Lexo edhe :   Veliaj përgëzon Bashën: Meriton respekt që largove Berishën nga PD-ja
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...