Partia Socialiste nuk do të pranojë asnjë marrëveshje për qeveri tranzicioni dhe as zgjedhje të parkoshmëshme. Taulant Balla tha se pavarësisht problematikave në zgjedhje, ato nuk kanë deformuar rezultatin e zgjedhjeve.
“Jo nuk do të ketë qeveri tranzicioni dhe as zgjedhje të parakohshme”, deklaroi zoti Balla.
Edhe sikur të dorëzojnë mandatet, do jeni jo për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme?
“Zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen vetëm në qershor të vitit 2020. Edi Rama do jetë kryeministër edhe më pas. Populli shqiptar është ai që mund të zgjedh. Ky është një rast që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Kur opozita humb në zgjedhje dhe menjëherë sa shkon në parlament dorëzon mandatet dhe kërkon të shkojë sërish në zgjedhje, kjo nuk ndodh. Zgjedhje do të ketë vetëm në vitin 2020. Po ashtu iu bëj thirrje Partisë Demokratike që të mos u bëjë presion deputetëve të dorëzojnë mandatet, pasi ai është personal dhe jo i partisë”.
Sipas Taulant Ballës vendi nuk është në krizë. Ai ka thënë se një grup politikanësh të korruptuar duan të dalin nga sistemi për të shpëtuar nga drejtësia.
“Konflikt social është fjalë shumë e madhe. Këta janë një grup politikanësh të korruptuar që duan të dalin nga sistemi për të fituar imunitetitn. Mund të përdoren dhe për… Nuk është konflik social kur një grup politikanësh të korruptuar kërkon ti përdorin për vete këta njerëz”.
Sipas tij, nëse njerëzit do të dalin sërish në protestë dhe do përdorin dhunë, policia do bëjë punën e vetë dhe ata do përfundojnë në burg si Florenc Hoxha.