Foto Galeri

“Balkan Girl Power”/ Vajzat shqiptare, serbe, kosovare e malazeze sjellin fotot më të bukura në Tiranë

               Publikuar në : 14:47 - 11/02/19 S.N

Vajza nga Ballkan Jugperëndimor bashkohen në Tiranë në projektin Balkan Girl Power (BGP) i cili u ka ofruar mundësinë jo vetëm të njihen me njëra tjetrën, por edhe të zhvillojnë artin e fotografisë. Qëllimi i këtij projekti është të pasqyrohet roli aktiv i gruas në vendet respektive, drejt integrimit në BE.

Projekti është finalizuar me çeljen e një ekspozitë pasditen e sotme në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Tiranë, ku pritet të jenë të pranishëm edhe personalitete të shtetit.

Ekspozita është rezultat i një iniciative rajonale të organizatave të shoqërisë civile nga pesë vende pjesëmarrëse, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Organizatat partnere janë Social Contract Institute, Centre Artpolis – Art and Community nga Kosova, National Youth Council në Maqedoni,  NGO iACT në Malin e Zi dhe Organization for Promoting Activism nga Serbia.

Projekti ka bashkuar 75 vajza nga këto shtete për të dokumentuar përmes fotografisë jetën, ëndrrat dhe perspektivat e tyre. Mes vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë gjendet edhe Alketa Haklaj. Ajo ka vendosur ta titullojë projektin e saj “Bardh e zi”. Alketa ka sjellë fotografi në formatin bardh e zi nga  realiteti dhe jeta e grave shqiptare. Të tjera vajza vijnë me tematikën e adoleshencës, familjes, shoqërisë, natyrës, muzikës apo edhe artit.

Në fund të eventit artistja dhe fotografja britanike Lala Meredith Vula do të shpallë fituese njërën prej vajzave pjesëmarrëse.

TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT