Isida Mollaymeri ka folur ‘pa doreza’ për punën e saj, dhe për të gjitha ‘torturat’ që ka kaluar, pasi asgjë nuk ka qenë e lehtë. Ajo ka rrëfyer në ‘’Thumb’ të gjithë kalvarin e vujtjeve, e ndërsa profesioni që ka i jep shumë kënaqësi. Balerina e mirënjohur ka folur për prapaskenat dhe xhelozitë mes artistëve.
”Në art ka shumë xhelozi dhe dashakeqësi. Bëjnë lloj-lloj gjërash edhe ata që nuk imagjinohen, por është normale. Të marrin partnerin, ta bëjnë punën e lodhshme.
Bëjnë kompromise edhe me atë që ti kërcen, që mos të të mbajë dhe ti të rrëzohesh. Ky është arti dhe kur nuk je e zonja të marrësh shkëlqimin në skenë, ndodhin këto”.
E pyetur nga Aulona nëse ka persona që ajo nuk flet, balerina e TKOB tregoi se ka pasur, dhe arsyet ishin për shkak të punës: “Për mua shkonin tek kameramani, te regjisorja, ose për kostumet duke i thënë pse ia ke bërë Isidës kostumin më të bukur, ose kanë hequr foton nga posteri. Gjithsesi unë i them faleminderit, sepse edhe mua më kujtojnë se jam e rëndësishme”, përfundoi Isida.