E mërkurë, 12 Gusht, 2020
31 C
Tirana

“Balena Blu” ndërron vetëm emrin, rreziku nga bota virtuale do të jetë i përhershëm

Më të lexuarat

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Policia e Tiranës arreston 5 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës njofton se së fundmi 5 persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Putin: Kemi vaksinën e parë ndaj koronavirusit, e kam injektuar tek vajza ime

Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi sot se Rusia e ka gati vaksinën ndaj koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Putin tha se ai e...

Truproja i kreut të Kuvendit fotografohet duke qëlluar ndaj protestuesve në Liban

Truproja një prej zyrtarëve më të lartë libanez, Nabih Berri, është fotografuar duke qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve gjatë fundjavës. Truproja i lidhur me...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Nga: Marsi Simo (Sociologe)

Ka vetëm pak ditë ku është bërë një njoftim nga policia në lidhje me një lojë virtuale me emrin Jonathan Galindo. Kjo lojë bëhet nga persona keqdashës që fshihen pas identiteteve që vetë krijojnë, për tu dukur sa më të veçantë dhe tërheqës.

Qëllimi i tyre është të fusin fëmijët, apo dhe mosha të tjera, nën kthetrat e pasojave negative për shëndetin mendor. Mund të nisi si një shaka e thjeshtë e deri me kërkesa specifike (veprime ku viktimës i kërkohet të dhunojë veten ose të vetëvritet) që ka administruesi i kësaj loje.

Ajo që e përkeqëson situatën është se persona të tjerë të cilët nuk janë nismëtarët e kësaj loje, po e vazhdojnë këtë veprim dashakeq, duke u hequr si personazhi i përmendur, me qëllim për të vënë në lojë të tjerët.

Dhe këta persona mund të jenë të huaj por edhe vendas. Mjafton të hapni instagram-in dhe të klikoni emrin “Jonathan Galindo” dhe gjeni pafund profile të tilla. Ndoshta shumë kush në një moshë të rritur e kupton se një person i tillë nuk mund të merret seriozisht, por fëmijët mund të tërhiqen dhe të bien preh e talljeve apo ngacmimeve të kësaj loje të shëmtuar.

Por Jonathan Galindo nuk është i vetëm.

Nëse shkojmë prapa në kohë, në shkurt të vitit 2019 prindërit u lajmëruan për një lojë të rrezikshme e cila iu dilte fëmijëve të tyre përmes youtube me emrin “Sfida Momo”. Karakteri “Momo”, tregonte fytyrën e një kukulle, ndërpriste filmin dhe kërcënonte shikuesin të kontaktonte menjëherë një numër në whatsapp. Disa prindër në atë kohë (bëhet fjalë për denoncimet e prindërve në Angli, aty ku dhe u përhap më shumë kjo lojë) treguan se fëmijët e tyre iu ishte thënë se do të “mbyten në gjumë” nëse nuk do të kontaktonin “Momo-n”.

Në disa raste të tjera, llogaria mund të kërcënonte shikuesin të jepte një foto ose informacion personal, duke paralajmëruar për një “mallkim” nga “Momo”.

Po ashtu në korrik të vitit 2017 u përhap loja e rrezikshme “Balena Blu” e cila u bë edhe më e njohur gjerësisht, pasi pati edhe viktima të shumtë.

“Balena blu” ka mundur të qarkullojë me lehtësi me anë të rrjeteve sociale duke përfshirë shumë shtete, dhe u mori jetën më shumë se 150 të rinjve. Edhe kjo lojë virtuale kishte si qëllim orientimin e viktimës drejt lojërave të rrezikshme deri në vetëvrasje.

Pavarësisht se këto lojëra bëjnë bumin e tyre për një kohë të caktuar, pushojnë së ekzistuari në momentin kur shtohen denoncimet. Mos harrojmë që ende qarkullojnë nëpër rrjet qindra lojëra me përmbajtje dhune, të cilat janë lehtësisht të aksesueshme nga fëmijët apo mosha të ndryshme.

Madje nuk është bërë asnjëherë publike, që ndër këto videolojëra ka dhe nga ato të cilat i mësojnë fëmijëve përdhunimin. Këto lojëra kanë imazhe pothuajse reale duke vendosur opsione sesi mund të kryhet përdhunimi, duke përdorur forcën dhe dhunën.

Le të përmendim edhe një tjetër lojë nga ato që sjellin dëme të mëdha psikologjike, si ajo e krijuar në vitin 2008 “Masakra e myslimanëve” e cila kishte për qëllim dhunimin e personave që besonin në këtë fe.

Në këtë mënyrë duhet kuptuar se duhet ngritur alarmi nga çdo prind, në mënyrë që të shtojë dozën e komunikimit për t`i shpjeguar fëmijës çdo fenomen si një formë parandaluese.

  • Prezenca e të rriturit gjatë kohës kur të vegjlit janë në orarin e lundrimit në internet.
  • Edukimi i fëmijëve mbi rëndësinë e mos dhënies së informacionit personal për të huajt.
  • Sigurohuni që fëmijët të dinë se askush nuk ka të drejtë t’i bëjë ata të bëjnë ndonjë gjë që nuk duan të bëjnë.
  • Përdorni celularë me aplikacione që kontrollojnë përmbajtjet e pasigurta. /Tirana Today

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Miratohen mbi 5 mijë paga lufte për Qershorin

Kryeministri Edi Rama deklaron se janë  miratuar mbi 5 mijë paga lufte për punonjësit e sektorit të Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe të larguarit nga...

Makijazhi i dobët i komisionit Nishani

Nga Skënder Minxhozi Debati fals në komisionin Nishani, nëse duhet të ketë një mandat tjetër parlamentar për Berishën, vetëm sa kërkon të japë në publik...

Ishin fshehur në Shqipëri, ekstradohen 9 persona drejt Italisë

Nëntë persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri janë ekstraduar ditën e sotme në Itali. Sipas policisë, të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha...

“Virusi nuk shfaqet me shenja që vihen re”, Skënder Brataj bën apelin e fortë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka postuar disa fotografi për të treguar rëndësinë që ka respektimi i masave për të frenuar përhapjen e...

Meta: Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare

Presidenti Ilir Meta bën me dije se Këshilli Rajonal i Abrucos ka votuar sot për njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në...