Baçi: Rama nuk ndahet dot nga krimi, po përgatit një PS për në opozitë

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, zhvilloi një takim me Taulant Ballën, Gazment Bardhin, Monika Kryemadhin dhe Rudina Hajdarin, të cilët janë drejtuesit politikë të forcave përkatëse politike në këtë qark.

Ndërkohë, gjatë një prononcimi për mediat, ambasadorja u shpreh se SHBA-të i kanë të qarta pritmshmëritë për 25 prillin: lista të pastra dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndër të tjera, ajo tha se janë 3 emra të cilët janë shpallur non grata nga SHBA, dhe se mund të skualifikohen nge KQZ, por pa dhënë emër konkret.

Por, për publicistin dhe gazetarin Agim Baçi, kryeministri Edi Rama ka treguar pafuqinë e tij për të larguar nga pushteti krimin, megjithë thirrjet e njëpasnjëshme të ambasadores Kim.

Në një intervistë për Ora Bews, Baçi tha se Rama është kryesia, është kuvendi, është shteti, policia dhe gjykata dhe ka marrë rolin e gaztorit dhe duket sikur paguhet që të jetë i paguar për spektakle humori.

Agim Baçi: Rama nuk i ka më klientë, por partnerë në pushtet. Prandaj sado të përpiqet ambasadorja amerikane Rama ka treguar pafuqinë e tj për të larguar nga pushteti krimin. Futja e disa emrave të përfolur si pjesëtarë në bande, ai nuk e bën dot se i ka partnerë në pushtet. Ai e ka më të lehtë që të largojë emra si Gjemi apo Hysi. Të largosh këto zonja dhe të mbash Ilir Ndraxhën apo Rajën, është një ato shakatë që mund t’i bëjë vetëm Rama. Edhe PS ka qenë në opozitë, sepse Rama ka qeverisur në mënyrë personale me një grup njerëzish. Ata janë në opozitë sepse Rama ka kaluar në një tallje publike me të gjithë, edhe me parlamentin, se e sheh si një shtojcë të qeverisë së tij.

Baçi shtoi se ndoshta Rama po përgatit një PS në opozitë që askush të mos i kërkojë llogari.

Lexo edhe :   ''SHBA nuk mbështet asnjë kandidat apo parti''/ Kim sqaron deklaratën e saj

Agim Baçi: Ndoshta Rama po përgatit një PS në opozitë që askush të mos i kërkojë llogari. Nga emrat e atyre që ka prezantuar nuk kanë ndonjë sfond politik. Ndoshta më shumë po mendon si një kryetar opozitar tashmë. Rama nëse do të ishte krenar për rindërtimin e dhe tërmetin, atëherë do të kishte dalë bashkë me Manastirliun dhe Ahmetajn, por nuk e bëri këtë. Ka një qasje erotike duke thënë se është më i mirë, por nuk ka një shpjegim ku i ka çuar paratë dhe si i ka trajtuar shqiptarët. Mënyra se si prezantoi sot ishte një turp si ato gratë e lagjes që nuk merret me punë, por vetëm me llafe.